Faik Hoti e ka lënë Ministrinë e Shëndetësisë pas plotë 14 vjetësh shërbim në këtë institucion.
Hoti i cili me profesion është specialist i shëndetit publik, e ka udhëhequr Divizionin e Komunikimit Publik në Ministrinë e Shëndetësisë.
Ai e ka lënë këtë pozitë për t’ju bashkuar kolegëve të tij në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik. Për këtë lëvizje ka njoftuar vet ai përmes një postimi në facebook, ku i ka falënderuar kolegët dhe mediat për bashkëpunimin.
Postimi i plotë nga Faik Hoti:
Të dashur miq,
Dje kam përmbyllur një periudhë më shumë se 14 vjeçare të angazhimit tim në Ministrinë e Shëndetësisë në përgjegjësi e detyra të ndryshme. Nga sot kam vazhduar në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.
Dua të shpreh falënderimin tim për kolegët në Ministri, me të cilët kemi bërë shumë vite punë së bashku; partnerët jashtë Ministrisë; kolegët në IKSHPK për pritjen e tyre; mediat me të cilat kam ndarë pjesën më të madhe të punës time; dhe qytetarët, përmes të cilëve kam mësuar më së shumti për shëndetësinë tonë.
Falënderues pa fund për të gjithë ata që kanë besuar në mua, më kanë mbështetur në këtë periudhë sfiduese dhe interesante të angazhimit tim profesional, duke i dhënë punës time vlerë dhe bërë atë më të çmueshme.




