Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Këta janë profesorët e propozuar për avancim në Fakultetin e Mjekësisë

Lajme 01/08/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në Fakultetin e Mjekësisë janë publikuar Buletinet të cilat përmbajnë vlerësimet e komisioneve për kandidatët e propozuar për avancim në pozitat Profesor i Asocuar dhe Profesor i Rregullt.

Në Buletinin nr. 16 janë publikuar 14 referate me vlerësimet e komisioneve për dhjetëra kandidatë për avancim në pozitën Profesor i Asocuar dhe Profesor i Rregullt. Në shumicën e pozitave kanë garuar vetëm nga një kandidat, shkruan Gazeta Shneta.

Në lëndët e anatomisë komisioni i përbërë nga Ragip Shabani-kryesues dhe anëtarët Hasime Qorraj-Bytyqi dhe Burim Neziri, kanë propozuar avancimin e kandidatit Afrim Shabani për pozitën Profesor i asocuar. Shabani ka qenë i vetmi kandidat për këtë pozitë. Ai ishte zgjedhur profesor asistent në vitin 2018.

Afrim Shabani

Ky komision për pozitën e njëjtë e ka propozuar edhe Premtim Rashitin. Edhe Rashiti ishte përzgjedhur profesor asistent në vitin 2018.

Premtim Rashiti

Në degën e Stomatologjisë komisioni i përbërë nga Agim Begzati, Resmije Ademi-Abdyli dhe Gloria Staka, kanë propozuar Jehona Ahmedin dhe Zana Aganin për avancim në pozitën Profesor Asistent.

Zana Agani

Ndërkaq njëra nga anëtaret e këtij komisioni, Resmije Ademi-Abdyli është propozuar për avancim në pozitën Profesor i rregullt. Komisioni në rastin e saj është përbërë nga Gloria Staka, Blerim Kamberi dhe Agim Begzati.

Resmije Ademi-Abdyli

Tutje Naser Ramadani i cili është drejtor i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik është propozuar për titullin Profesor i rregullt nga komisioni në përbërje të Tahire Gjergji, Merita Berisha dhe Enver Roshi.

Naser Ramadani

Për avancim në pozitën Profesor i asocuar është propozuar edhe Adnan Bozalija nga komisioni i përbërë nga Dashnor Nebija, Kreshnik Hoti dhe Mimoza Basholli-Salihu në departamentin e Farmacisë.

Adnan Bozalija

Për pozitën Profesor i Asocuar në Mjekësi Interne kanë garuar dy kandidate Argjira Juniku-Shkololli dhe Merita Emini-Sadiku. Komisioni i përbërë nga Gani Bajraktari – kryesues, dhe anëtarët Adriana Babameto dhe Jovan Basho, e kanë propozuar për avancim Juniku-Shkolollin. Emini-Sadiku është refuzuar me arsyetimin se kjo pikë e konkursit ka qenë për ri-emërim/avancim.

Argjira Juniku-Shkololli
Merita Emini-Sadiku

Për avancim nga Profesor Asistent në Profesor të Asocuar është propozuar edhe kandidati Fehim Haliti në Degën e Stomatologjisë. Ai është vlerësuar nga komisioni i përbërë nga Fatmir Dragidella, Albena Reshitaj dhe Natasa Ivancic-Jokic.

Fehim Haliti

Luljeta Ahmetaj poashtu është kandidatja e cila është propozuar për avancim në pozitën Profesor i Asocuar nga komisioni i përbërë nga Hatixhe Latifi-Pupovci, Besa Gacaferri-Lumezi dhe Violeta Loka-Berisha.

Luljeta Ahmetaj

Në Pediatri kandidati Naim Zeka është propozuar për avancim në pozitën e Profesorit të Asocuar nga Komisioni i përbërë nga Lidvana Spahiu, Vlora Ismaili-Jaha dhe Afrim Blyta, shkruan Gazeta Shneta.

Naim Zeka

Në Stomatologji është propozuar për avancim në pozitën Profesor i Asocuar edhe kandidatja Teuta Pustina-Krasniqi nga komisioni në përbërje të Gloria Staka, Kujtim Shala dhe Fatmir Dragidella.

Teuta Pustina-Krasniqi

Valbona Beqaj-Zhjeqi është kandidatja e radhës e cila është propozuar që të avancohet nga Profesor Asistent në pozitën Profesor i Asocuar në Departamentin e Mjekësisë Sociale. Këtë propozim e ka dhënë komisioni i përbërë nga Merita Berisha, Tahire Maloku-Gjergji dhe Naim Jerliu.

Valbona Beqaj-Zhjeqi

Kandidatja e fundit në këtë Buletin është Venera Berisha-Muharremi e cila poashtu është propozuar për avancim në pozitën Profesor i Asocuar nga komisioni i përbërë nga Gani Bajraktari, Shpend Elezi dhe Ragip Shabani.

Venera Berisha-Muharremi

Buletini nr. 17

Violeta Vula është kandidatja e radhës e cila është propozuar për avancim në Degën e Stomatologjisë në Fakultetin e Mjekësisë. Komisioni i përbërë nga Blerim Kamberi, Fatmir Dragidella dhe Miranda Stavileci, e kanë propozuar Vulën për avancim në pozitën Profesor i Asocuar.

Violeta Vula

Në Radiologji ish-drejtoresha e klinikës Serbeze Kabashi-Muçaj është propozuar për pozitën Profesor i Rregullt. Komisioni në përbërje të Rabip Shabani, Meleq Bahtijari, Aqif Gjokutaj, e kanë propozuar Kabashi-Muçajn për pozitën Profesor i Rregullt në tri lëndë obligative dhe një zgjedhore.

Serbeze Kabashi-Muçaj

Titullin profesor i rregullt mund ta marr edhe Ramë Miftari në Mjekësi Nukleare. Ai është propozuar për këtë titull nga komisioni Meleq Bahtijari, Amela Begic dhe Aqif Gjokutaj.

Ramë Miftari

Isme Humolli është propozuar për pozitën Profesor i Rregullt në Epidemiologji. Propozimi është dhënë nga komisioni i përbërë prej Tahire Maloku-Gjergji, Merita Berisha dhe Enver Roshi.

Isme Humolli

Thirrjen profesor i rregullt mund ta marr edhe Ibrahim Rudhani. Për këtë titull ai është propozuar nga komisioni i përbërë nga Gani Bajraktari, Shpend Elezi dhe Ragip Shabani.

Ibrahim Rudhani

Komisioni i përbërë nga Tahire Gjergji, Merita Berisha dhe Enver Roshi kanë propozuar për titullin Profesor i Rregullt kandidatin Sefedin Muçaj.

Sefedin Muçaj

Në Biomjekësi kandidatja Zana Baruti-Gafurri është propozuar poashtu për avancim në thirrjen Profesor i Asocuar. Këtë propozim e kanë dhënë Komisioni vlerësues në përbërje të Shaip Krasniqi, Valdete Topçiu dhe Serbeze Kabashi Muçaj.

Zana Baruti-Gafurri

Sipas rregullores me numër 886 “Për procedurat përzgjedhëse lidhur me emërimin, riemërimin dhe avancimin e personelit akademik” në Universitetin e Prishtinës, thirrjen akademike profesor i rregullt neni 4 dhe profesor i asocuar neni 5, mund ta përfitojnë kandidatët të cilët kanë:

  1. Një numër të rëndësishëm të monografive, teksteve mësimore, publikimeve në revista ndërkombëtare shkencore me më së paku 5 punime kryesore të publikuara në revista ndërkombëtare, si autor i parë ose korrespodent.
  2. Pjesëmarrje aktive në konferencat kombëtare dhe ndërkombëtare
  3. Përvojë afatgjatë në projekte të kërkimeve themelore dhe të aplikueshme
  4. Aftësi të larta mësimore dhe pedagogjike përmes praktikës së arsyeshme
  5. Aftësi për udhëheqje akademike.
  6. Udhëheqje të temave master dhe të doktoratës.

Ndërkaq për thirrjen profesor i asocuar kandidatët duhet të kenë:

  1. Gradën doktor shkence;
  2. Të ketë një numër të zgjedhur të monografive, publikimeve në revista ndërkombëtare shkencore me më së paku 3 punime kryesore të publikuara në revista ndërkombëtare si autor i parë ose korrespodent;
  3. Të tregojë aftësi për mësimdhënie
  4. Të dëshmojë punë, dije dhe mjeshtëri në lëndën e lëmit përkatës.

Në këtë rregullore poashtu është e bashkëngjitur poashtu edhe shtojca e cila e përcakton vlerëismin e revistave ku janë publikuar punimet shkencore. Revistat duhet të jenë të indeksuara në njërën nga bazat akademike të përcaktuara në këtë shtojcë. /Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakVapa e verës është veçanërisht e rrezikshme për bebet dhe fëmijët e vegjël: Ja si t’i mbroni ata
Artikulli i rradhës Gati gjysma e grave mjeke të cilat kanë fëmijë e kalojnë avancimin në karrierë

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.