Ka vazhduar përkrahja e Shoqatës Bamirëse “Jetimat e Ballkanit” për Komunën e Vitisë.
Dje shoqata “Jetimat e Ballkanit’’ ka dhënë në donacion me karroca karroca invalidore dhe shëtitore për pacientë, donacion ky i cili do të shfrytëzohet për nevojat e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare “Nëna Terezë ” në Viti, shkruan Gazeta Shneta.
Kjo u bë e ditur nga drejtoresha e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Viti, dr. Vjollca Kadolli, e cila tregoi se këto paisje krijojnë shërbime më të mira për qytetarët e kësaj komune.
Ajo falënderoi humanistin Agon Zhinipotoku për bashkëpunimin dhe përkrahjen e ofruar në realizimin e këtij donacioni.
Njoftimi i plotë:
/Gazeta Shneta/




