Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

AKPM pezullon certifikatat e AM-së për qindra produkte të cilat nuk u importuan asnjëherë në Kosovë

Lajme 02/08/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Agjencia për Produkte dhe Pajisje Medicinale ka pezulluar qindra certifikata të Autorizim Marketingut për produkte të cilat nuk janë importuar asnjëherë në Kosovë.

Qindra produkte medicinale të certifikuara për t’u importuar në Kosovë, në fakt asnjëherë nuk kanë ardhur në vendin tonë. Agjencia për Produkte dhe Pajisje Medicinale e cila e lëshon Autorizim Marketingun për këto produkte, ka filluar që t’i pezullojë këto certifikata, shkruan Gazeta Shneta.

Lajmin për pezullimin e këtyre certifikatave e ka konfirmuar edhe zv.drejtori i AKPM-së Sejdë Tolaj. Ai ka thënë se pezullimi po bëhet duke u bazuar në Nenin 16, paragrafi 20 i Udhëzimit Administrativ 01/2015, i cili thotë se pezullimi mund të bëhet derisa mbajtësi i AM-së të bëj importin e rregullt të produktit.

“Me qellim të mbrojtjes së shëndetit publik të qytetareve të Republikes së Kosoves, lehtesimit të qasjes në kohë për furnizim me barna per pacientet dhe evitimit të mungeses se barnave ne treg kemi proceduar kerkesen ne Zyren Ligjore të AKPPM-së per  pergaditjen e vendimeve për pezullimim e të drejtes se autorizim marketinut per të gjitha produktet te cilat kane AM dhe nuk janë tregtuar në tregun e Republikes së Kosoves”, ka deklaruar Tolaj.

Ai ka thënë se revidimi i këtyre certifikatave po bëhet për periudhën 2018 deri në qershor 2023, duke u bazuar në databazën e sistemit onlinë “Barnatari”. Tolaj ka bërë të ditur se bëhet fjalë për qindra produkte të cilat nuk janë importuar asnjëherë, ndonëse AKPM për to ka lëshuar AM.

“Verifikimi është bërë brenda validitetit 5 vjeçar që posedojnë ligjerisht çertifikatat e Autorizim Marketingut. Bazuar ne listen e Autorizim Marketingut  të publikuar në ëeb faqen e AKPPM-së aktualisht janë te regjistruara 3973 produkte medicinale të cilat posedojne AM, mirepo bazuar ne 5 vitet e fundit duke mos llogaritur vitin e fundit Qershor 2022-Qershor 2023,kane rezultuar 654 produkte të cilat kane AM dhe nuk janë importuar fare”, ka thënë Tolaj.

Ai ka thënë se AKPM nuk ka informata pse nuk janë importuar këto produkte, duke theksuar poashtu se ky institucion ka kërkuar sqarime nga kompanitë farmaceutike por vetëm një numër i vogël i tyre janë përgjigjur.

Kreu i AKPM-së ka shtuar se ky aktivitet është dashur të ndërmerret edhe më herët nga ky institucion.

“Me hyrjen ne fuqi qe nga muaji Prill 2015 te Udhezimit Administrativ 01/2015-Autorizimi për Marketing për Produkte Medicinale është dashur që te pezullohen produktet medicinale të cilat kanë AM dhe nuk janë tregtuar në Republiken e Kosovës nga Bartësit e Autorizim Marketingut”, ka deklaruar Tolaj.

Certifikata e Autorizim Marketingut lëshohet nga Agjencia për Pajisje dhe Produkte Medicinale për produktet e importuara në Kosovë. Kjo certifikatë vërteton cilësinë, sigurinë dhe efektivitetin e produktit. Sipas Nenit 16, Kreu III të Ligjit për Produkte dhe Pajisje Medicinale, produktet medicinale mund të plasohen në Kosovë vetëm nëse AM është lëshuar nga AKPM-ja në bazë të UA-së 01/2015. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakVerbëria e syve: Simptomat dhe shkaqet
Artikulli i rradhës Parashikimi i motit për sot

Ju sugjerojmë

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme

Sot bëhen 16 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës

22/07/2026 Lajme

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të lënduar nga thyerja e xhamave

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.