Meqenëse është stina e verës dhe temperatura e larta ju pamundësojnë ndonjëherë të dilni së bashku me bebin tuaj në hapësirat e jashtme, rekomandohet që bebin tuaj ta mbroni duke vendosur një kapelë dhe të ecni sa më shumë në vendet ku ka hije shkruan Verywell Family.
Mirëpo, gjatë ekspozimit ndaj diellit preferohet që të kujdesemi edhe ndaj rrezeve të diellit. Andaj, ju mund të pyesni veten tuaj se a mund të aplikoni kremë kundër diellit tek bebi juaj?
Në përgjithësi, bebet nën 6 muajsh nuk duhet të përdorin krem kundër diellit. Në vend të kësaj, është më mirë të përdorni masa të tjera mbrojtëse për të shmangur ekspozimin e drejtpërdrejtë në diell.
Pasi bebet të mbushin 6 muaj, aplikimi i kremit kundër diellit duhet të jetë pjesë e rregullt e përgatitjes për të dalë jashtë në diell.
Përfitimi kryesor i përdorimit të kremit kundër diellit është parandalimi i djegies nga dielli. Djegiet nga dielli mund të jenë të dhimbshme dhe mund të dërgojnë deri në ethe.
Mes tjerash, dermatologu Karan Lal thekson se ekspozimi i përsëritur në diell gjatë fëmijërisë rrit rrezikun për të pasur lëkurë më të ashpër dhe me rrudha më vonë, si dhe ekziton rreziku për t’u diagnostikuar me kancer të lëkurës.
Andaj, përdorimi i kremrave kundër diellit mund të parandalojë dëmtimin e lëkurës. /Gazeta Shneta/


