Me të kuptuar se jeni në pritje të ëmbël, në mendjen tuaj tashmë mund të ketë filluar idealizimi se kujt do t’i ngjaj foshnja juaj. Mirëpo, shpesh mund të keni dëgjuar se bebet ju ngjajnë më shumë baballarëve se nënave. Por, sa është e vërtetë kjo?
Megjithëse ka shumë mundësi të ndryshme për kombinimin e saktë të gjeneve që fëmija juaj mund të trashëgojë, gjithçka varet nga ADN-ja shkruan Verywell Family, transmeton Gazeta Shneta.
Shumica e tipareve që trashëgojnë foshnjat janë si rezultat i gjeneve të shumta që punojnë së bashku për të formuar pamjen e tyre. Kur këto gjene bashkohen, disa nga efektet përforcohen ndërsa të tjerët zvogëlohen.
Studiuesit kanë njëfarë kuptimi se gjenetika luan rol në marrjen e disa tipareve, si ngjyra e flokëve dhe ngjyra e syve.
Por, a është e vërtetë se bebet ju ngjasojnë më shumë baballarëve?
Më parë kanë ekzistuar besime të tilla se foshnjet priren t’ju ngjasojnë më shumë baballarëve. Hulutmimet e shumta ndër vite tregojnë rezultate të ndryshme, e ndër to, një nga studimet vërteton se foshnjet që ngjasojnë më shumë me baballarët priren të kujdesen më shumë nga ata dhe të kenë mbështetje më të madhe sa i përketë kërkesave të tyre.
Mes tjerash, baballarët që vlerësojnë se foshnja e tyre ka më shumë tipare sikurse të tij, priren të shohin veten e tyre tek foshnja dhe të ndërveprojnë dhe kujdesen për atë.
Mirëpo, në fund të ditës, pavarësisht sesi duket fëmija juaj, faktori kryesor që luan rol është ADN-ja. Andaj, mos u shqetësoni për tiparet fizike që trashëgon fëmija juaj. E rëndësishme është që të shijoni kohën me mrekullinë tuaj. /Gazeta Shneta/


