Fëmijët shijojnë kohën e tyre gjatë pushimeve verore, ende më shumë kur ato mund t’i kalojnë me prindërit e tyre.
Për këtë arsyje, prindërit investojnë shumë kohë dhe përpjekje për të gjetur aktivitete që mbajnë mendjen (dhe trupin) e fëmijëve aktiv shkruan Verywell Family, transmeton Gazeta Shneta.
Andaj, më poshtë po listojmë disa prej aktivitetet që mund t’i realizoni së bashku me fëmijët tuaj.
-Krijoni një kamping në oborrin e shtëpisë
Fëmijëve u pëlqen ideja për të ngritur tenda në oborrin e shtëpisë dhe për të fjetur në natyrën e mrekullueshme. Shtoni lojëra, ushqimet e preferuara të fëmijëve tuaj dhe shikoni së bashku qiellin e bukur.
-Vizitoni bibliotekën publike
Bibliotekat publike janë të mbushura me aktivitete për fëmijët gjatë verës, e sidomos në ofrimin e librave për fëmijët e të gjitha moshave.
-Organizoni një orë gatimi
Së bashku krijoni receta të ndryshme të ëmbëlsirave, në mënyrë që secili prej juve të shijoni kohën me njëri-tjetrin.
-Mësoni gjëra të reja përmes internetit
Edukimi jo-formal po zë një vend të rëndësishëm në zhvillimin e aftësive dhe njohurive tek fëmijët. Andaj, gjatë verës shfrytëzoni mundësitë e kurseve online (falas) për të ndjekur ndonjë trajnim rreth fushës së programimit. /Gazeta Shneta/


