Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Bashkëpunim mes Kosovës dhe Polonisë në diagnostikimin e shpejtë të turbekulozit përmes metodave të avancuara

Lajme 09/08/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike do të bashkëpunojë me institucionet shëndetësore të Polonisë rreth përmirësimit dhe diagnostikimit të turbokulozit.

Nuk janë të rralla bashkëpunimet që realizon vendi ynë me vendet e rajonit në fushën e shëndetësisë, mirëpo kohëve të fundit ka filluar një bashkëpunim me shtetin e Polonisë, me të cilin synohet diagnostikimi i shpejtë dhe i saktë i turbekulozit, shkruan Gazeta Shneta.

Lidhur me këtë projekt, në programin e mëngjesit në RTK kanë dhënë detaje dy doktoreshat të cilat janë të angazhuara në këtë projekt, doktoresha Rrezarta Bajrami, mikrobiologe nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, e cila njëkohësisht është edhe udhëheqëse e laboratorit referent nacional të turbekulozit në kuadër të IKShPK-së, dhe doktoresha Alina Minias nga Instituti i Mikrobiologjisë Mjekësore nga Polonia.

Ky bashkëpunim filloi pas takimit të doktoreshës Rrezarta në një konferencë në Varshavë ku doktoresha Alina ishte bashkëorganizatore e asaj konference e të cilat biseduan rreth tuberkulozit në Kosovë.

“Takimi ynë filloi në një konferencë shkencore të Varshavës ku unë prezantova hulumtimin tim shkencor lidhur me fushën e turbokulozit dhe doktoresha Alina ishte bashkëorganizatore e kësaj konference. Biseduam rreth tuberkulozit në Kosovë ku ende vazhdon të jetë në numër të lartë dhe u dakorduam që dy ekipe tonat të fillojnë bashkëpunimin”, – tregoi doktoresha Bajrami.

Fokusi i këtij bashkëpunimi është implementimi i metodave të shpejta të sakta diagnostikuese që bazohen në analizën gjenetike. Analizë e cila në vendin tonë aplikohët që 6 vjet, mirëpo tashmë synohet të zgjerohet në gamën e metodave molekulare përmes një metode innovative e cila aplikohet në Poloni.

Metoda e cila po planifikon të aplikohet në vendin tonë është metodë të cilën e ka zhvilluar Polonia që dy vite dhe po e testojne edhe në vendin tonë kompozicionin gjenetik, ku qëllimi është monitorimi I prevalencës beijing, i cili është rezistent dhe përhapet shpejt.

Kjo metodë ndihmon që të kemi një pasqyrë më të saktë në detektimin e një linje një shtam specifik që quhet linja beijing mikrobakterit tuberkulozi. Një linjë e re në Evropë rrallë detektohet dhe fatmirësisht edhe në vendin tonë ka numër të vogël me këto raste”, – tha doktoresha Rrezarta.

Ndërkohë, doktoresha nga Polonia, Alinia Minias, ka qenë e befasuar për qasjen, përpjekjet dhe paisjet që i ka Instituti. Ajo më tutje shtoi se po synojnë të ndalojnë përhapjen e tuberkulozit në Kosovë.

“Qëllimi ynë i dy palëve është që të bëhet një diagnostikim i shpejtë dhe i saktë i tuberkulozit. Të zhvillojmë diagnostikën dhe kualitetin, andaj po punojmë me këto metoda ku monitorojmë zhvillimin e tuberkulozit në mënyrë që të mos përhapet.

Po bashkëpunojmë me Institutin e Mikrobiologjisë Mjekësore në Poloni,  Laboratorin Referent për tuberkuloz dhe sëmundje të mushkërive në Varshavë të Polonisë,” – tha doktoresha Alina.

Kjo metodë është testuar edhe në Poloni përmes materialit gjenetik kanë fituar rezultate efektive krahasuar me metodat tjera. Është e lirë dhe e lehtë për t’u realizuar dhe është më e qasshme.

Po ashtu, sipas ligjit kjo metodë është e ndaluar të aplikohet në laboratoret private dhe aplikohet vetëm në Instuticionet Shëndetësore.

200 monstra janë testuar dhe nga ky hulumtim presim publikimin e rezultateve rreth këtij hulumtimi.  Falë përkrahjes së fondeve dhe Ministrisë së Shëndetësisë ne kemi në vazhdimësi testime me metodën e re”, – bëri të ditur mikriobiologia Bajrami.

 Mirëpo, kjo nuk do te jetë e vetmja metodë që po planifikohet të përdoret në Institutin e Shëndetësisë Pubilike për diagnostifikimin e tuberkulozit.

”Ne po mendojmë të fillojmë edhe me aplikimin e metodave të tjera të avancuara. Jemi duke tentuar të mbështesim njëri-tjetrin me një metodë më të avancuar ku edhe Polonia është në procesin e implementimit. Me anë të kësaj metode do të punohet direkt me monstra direkte të pacientit. Mikrobakteri i turbokulozit e ka një rritje të ngadalshëm ku diku rreth 8 javë pacientët detyrohen të presin për të dëshmuar prezencën e mikrobakterit në një monstër. Me aplikimin e metodës së re synohet që brenda 48 orëve të ketë diagnostikim, të dhëna më të hollësishme si dhe ndjeshmëria ndaj barnave”, – shtoi dr. Rrezarta.

Për këto metoda personeli është trajnuar pasi ka qenë risi e posaçërisht që kemi të bëjmë me një patogjen që përhapet. Pas këtij hulumtimi do të publikohen rezultatet dhe do të vazhdohet aplikimi i tij në mënyrë që të mos përhapet. Vendi ynë prin në vendet e rajonit me incidencën që mbetet e lartë: 615 raste kanë qenë në vitin 2022. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakNjeriu që u fut në burg për shërimin e kancerit
Artikulli i rradhës FDA dhe DEA bëjnë thirrje për rritjen e prodhimit të barnave ADHD

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.