Agjencitë shëndetësore të Shteteve të Bashkuara thonë se po punojnë për të adresuar mungesën e barnave për ADHD, njëkohësisht duke bërë thirrje për recetë më të kujdesshme të medikamenteve stimuluese.
Në një komunikatë drejtuar publikut nga FDA dhe DEA përditësuan veprimet e tyre për të adresuar mungesën e medikamenteve stimuluese, shkruan Health News përcjell Gazeta Shneta.
Medikamentet stimuluese, duke përfshirë amfetaminat (Adderall) dhe metilfenidati (Ritalin dhe Concerta), shpesh përshkruhen për të trajtuar fëmijët dhe të rriturit me çrregullim të hiperaktivitetit të deficitit të vëmendjes (ADHD). Gjendja prek rreth 4.4% të të rriturve amerikanë, me normat e diagnostikimit në rritje të shpejtë.
Stimuluesit, megjithatë, janë substanca të kontrolluara me një potencial të lartë për abuzim, që mund të çojë në varësi dhe mbidozë. Prandaj, ka kuota të përcaktuara nga DEA se sa nga këto barna mund të prodhohen.
Agjencitë thonë se u kanë bërë thirrje prodhuesve të barnave të konfirmojnë se po punojnë për të rritur prodhimin për të përmbushur sasinë e caktuar të kuotës. Atyre që nuk dëshirojnë të rrisin prodhimin, iu kërkua të heqin dorë nga ndarja e mbetur e kuotave për vitin 2023. Kjo do t’i lejonte DEA-së të rishpërndante atë ndarje tek prodhuesit që janë të gatshëm të rrisin prodhimin e barnave.
FDA thotë se po u kërkon grupeve profesionale dhe ofruesve të kujdesit shëndetësor të përshpejtojnë përpjekjet për të mbështetur diagnozën dhe trajtimin e duhur të ADHD, si zhvillimi i mëtejshëm i udhëzimeve klinike shtesë për ADHD tek të rriturit.
Stimuluesit me recetë keqpërdoren gjerësisht, pasi ato mund të rrisin përqendrimin, përmirësimin kognitiv dhe energjinë. Motivet e keqpërdorimit mund të jenë gjithashtu sociale, si euforia dhe lidhja sociale. /Gazeta Shneta/


