Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Arrestohet 23-vjeçarja nga Suhareka: Dërgoi nënën për kontroll mjekësore, kapi mjeken për fyti

Lajme 11/08/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një grua është arrestuar në Suharekë, pasi e njëjta dyshohet se ka sulmuar një mjeke në Qendrën Klinike Familjare.

Rasti sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, ka ndodhur gjatë mbrëmjes së enjtes, pasi kanë pranuar informatën për një problem me një pacient.

Krejt rasti ka ndodhur pasi një grua e ka dërguar nënën e saj për kontroll mjekësor, pasi sipas saj, mjekja nuk i ka bërë asgjë.

Më datë 10.08.2023, rreth orës 19:50, Policia në Suharekë ka pranuar një informatë se në QKMF-Suharekë, ka probleme me një pacient. Patrulla policore menjëherë ka shkuar në QKMF dhe ka kontaktuar me viktimën (mjeken), nga e cila është kuptuar se një zonjë e panjohur e kishte dërguar për kontrolle mjekësore nënën e saj por pasi që mjekja e kishte kontrolluar pacienten dhe i kishte caktuar terapinë, e dyshuara e panjohur, i kishte thënë mjekes se ti nuk bëre asgjë”, thuhet në njoftim.

“Në këto rrethana mjekja se bashku me të dyshuarën dalin nga zyra për të shkuar tek zyra e infermierëve e për t’u konsultuar për terapinë e pacientes të cilën ia kishte shkruar , aty e dyshuara e kap mjeken për fyti dhe e shtyn duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore. Pas këtij veprimi e dyshuara largohet në drejtim të panjohur. Policia menjëherë ka fillua kërkimin e të dyshuarës.

Sektori i hetimeve i stacionit policor në Suharekë, sot më 11.08.2023, pas një pune intensive në terren kanë arritur ta identifikojnë të dyshuarën me inicialet A. B., e datëlindjes 14.06.2000, femër/shqiptare/kosavere e cila është shoqëruar në stacion policor dhe është intervistuar.

Pas intervistës është njoftuar prokurori kujdestar dhe me urdhër të tij e dyshuara ndalet në ndalim policor për 48 orë./Insajderi/

Artikulli paraprakPërse disa fëmijë ecin në gjumë?
Artikulli i rradhës Vitia për dorëheqjen e ish-drejtorit të Auditimit të ShSKUK-së: Kurti i ka ofruar siguri, s’deshi të kthehet

Ju sugjerojmë

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

22/07/2026 Lajme

Gjermani: Shtohet dhuna e seksualizuar ndaj të miturve

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.