Ecja në gjumë është një problem i shpeshtë tek fëmijët dhe rreth 30% e tyre mendohet se e kanë bërë të paktën njëherë këtë gjë në jetën e tyre. Quhet ndryshe dhe sonambulizëm dhe rreziku për t’u shfaqur është më i lartë tek fëmijët që urinojnë në shtrat.
Veprimtaritë që fëmija bën gjatë ecjes në gjumë mund të jenë nga më të thjeshtat deri tek më të rrezikshmet duke përmendur edhe tentativat për të drejtuar makinën.
Cilat janë shkaqet e ecjes ne gjumë?
Mungesa e një rutine të gjumit apo edhe mungesa e një vendi të përhershëm. Pra njëherë fle në krevatin e tij, njëherë në sallon, pastaj me gjyshen, mamin e me radhë;
Një sëmundje apo temperaturë;
Stresi apo ankthi;
Fëmijët me probleme si apnea (bllokimi i frymëmarrjes), epilepsia, etj, kanë shanse më të larta për të ecur në gjumë;
Nevoja për të urinuar mund të shkaktoje ecje ne gjumë e madje urinim në vende të papërshtatshme;
Makthet e natës;
Faktori gjenetik.
Gjithashtu ndër shkaqet e ecjes kronike mund të jenë marrja e medikamenteve qetësuese, medikamentet në përgjithësi, goditja e kokës, migrena, etj. Zakonisht trajtohet me anën e hipnozës si edhe rregullimit të rutinës së gjumit./pernenat/


