Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Vaksina kundër gripit tek bebet, ja se çfarë duhet të dini

Jetë 11/08/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Akademia Amerikane e Pediatrisë (AAP) rekomandon që bebet nga mosha 6 muajshe të marrin vaksinën kundër gripit sezonal.  Kjo pasi vaksina kundër gripit minimizon shanset për t’u prekur nga gripet e ndryshme.

“Vaksina e gripit është e sigurt dhe efektive në uljen e numrit të sëmundjeve, shtrimeve në spital dhe vdekjeve për shkak të gripit që është prezent çdo vit,” thotë Matthew Kronman, specialist për Verywell Family.

Ndonëse, marrja e vaksinës mund të mos jetë përvojë e këndshme për fëmijët, ajo mund të jetë faktori kryesor që shmang gripet e ndryshme.

Zakonisht, bebet që janë me grip mund të pësojnë dehidratim, pneumoni për shkak të mos ushqyerjes, thotë Dr. Kronman.

Sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), në vitin 2019-2020 janë raportuar 199 viktima në lidhje me gripin tek fëmijët, ku 12 prej tyre ishin nën moshën 6-muajshe.

Ndërkohë që vaksinimi është i domosdoshëm, ajo nuk rekomandohet për bebet nën moshën 6-mujore.

“Meqenëse foshnjat nuk mund të vaksinohen deri në moshën 6 muajshe, është veçanërisht e rëndësishme që të rriturit rreth foshnjës të marrin masa paraprake – të marrin vaksinat kundër gripit, të kufizojnë vizitorët, të lajnë duart dhe të sigurohen që të thirret pediatri përpara se foshnja të sëmuret shumë. ”, thotë Gigi Gronvall, ekspert i shëndetit publik.

Mes tjerash, dr. Kronman sugjeron që çdo person që ka kontakt me fëmijën tuaj duhet të jetë i vaksinuar.

 

Kjo përfshin prindërit, vëllezërit e motrat, gjyshërit dhe çdo anëtar tjetër të familjes ose miq që do të kujdesen për të porsalindurin tuaj. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakTërmet në Serbi
Artikulli i rradhës Ekspertët sugjerojnë këtë moshë për bebin tuaj që të filloj të konsumojë ujin

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.