Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Vishaj: Një pacient me meningjit e një tjetër me ethe të minjve po trajtohen në Infektivë

Lajme 24/08/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një paciente me meningjit po trajtohet në Infektivë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Ndërkaq edhe një pacient tjetër është prekur nga sindroma veshkore ose ethet e minjve.

Drejtori i Klinikës Infektive në QKUK, Arben Vishaj, ka treguar për Ekonomia Online, se pacientët janë në gjendje të mirë, teksa në fillim të kësaj jave janë liruar edhe dy të tjerë.

“Për momentin ne në Klinikën Infektive e kemi një pacient të shtrirë me menigjit seroz. Kemi pasur edhe dy pacientë tjerë por në fillim të kësaj i kemi lëshuar këta pacientë sepse kanë qenë me gjendje të mirë shëndetësore dhe për momentin e kemi vetëm një pacient me këtë sëmundje”, tha Vishaj, teksa tregoi edhe për simptomat që i ka kjo sëmundje.

“Simptomat me të cilët ne i vërejmë tek këta pacientë janë; lodhja, temperatura e lartë, kokëdhëmbja e plogështia. Kurse si shenja klinike janë të vjellat, shtrëngimi i qafës, pastaj këta pacientë kanë edhe frikë nga rrezet e diellit e kanë pagjumësi”, tha tutje Vishaj.

Vishaj ka deklaruar se pacientja me ethe të minjve kishte ardhur para një jave me ethe dhe temperaturë të lartë.

Sipas tij, aktualisht gjendja e pacientes është stabile dhe është duke e marrë trajtimin e nevojshëm.

“E kemi një pacient të spitalizuar me ethe hemoragjike me sindrom rajonal ose me ethe të minjve që i themi. Gjendja e saj është stabile. Kosova është zonë endemike e etheve hemorragjikeve me sindrom bashkëhor por në krahasim me vitet që i kemi pasur më para, tashmë kemi shumë sporadike e pak, krahasuar me vitet më herët”, u shpreh Vishaj.

Ndonëse pandemia Covid-19 nuk ka përfunduar, rastet që trajtohen në këtë klinikë janë të vogla. Vishaj tha se aktualisht në Infektivë i kanë dy pacientë.

“Covid-19 më nuk paraqet emergjencë globale dhe nuk është më sëmundje emergjente nacionale por Covid-19 është në mesin tonë, duhet kohë shumë e gjatë që të eliminohet si tërësi dhe ndoshta nuk eliminohet fare, është i pranishëm te popullata jonë por me shifër shumë të vogël. I kemi dy pacientë të spitalizuar me Covid-19 dhe janë duke i zhvilluar formën mesatare të sëmundjes”, tha Vishaj, teksa shtoi se gjendja e tyre është mesatarisht e mirë./Ekonomia Online/

 

Artikulli paraprakLabinot Demaj emërohet sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Shëndetësisë në Cyrih të Zvicrës
Artikulli i rradhës QIPS reagon pas vdekjes së pacientit në Psikiatri: Të shmangen metodat regresive duke përfshirë shtrëngimin dhe trajtimin e pavullnetshëm të pacientëve

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.