Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

FDA miraton vaksinën Abrysvo për shtatzënat kundër virusit RSV

Lajme 24/08/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në provat klinike, vaksina e re e Pfizer-it uli ndjeshëm rrezikun e RSV tek foshnjat. Megjithatë, informacioni i rekomandimit të vaksinës paralajmëron për rreziqe të mundshme.

Më 21 gusht, FDA miratoi Abrysvo, një vaksinë kundër virusit sincicial të frymëmarrjes (RSV) e zhvilluar për përdorim te gratë shtatzëna në javën 32 deri në 36 të shtatzënisë për të parandaluar virusi RSV tek foshnjat që nga lindja deri në moshën gjashtë muajshe, shkruan Health News përcjell Gazeta Shneta.

FDA miratoi vaksinën bazuar në dy studime klinike.

Në një provë klinike, të financuar nga Pfizer, rreth 3,500 gra shtatzëna morën vaksinën dhe 3,500 iu dha një placebo.

Rezultatet treguan se vaksina reduktoi rrezikun e sëmundjeve të rënda të frymëmarrjes të lidhura me RSV tek foshnjat me 81.8% brenda 90 ditëve dhe 69.4% brenda 180 ditëve pas lindjes.

Studimi i dytë, që përfshiu një nëngrup prej rreth 3000 pjesëmarrësve gra shtatzëna nga 32 deri në 36 javë të shtatzënisë, gjysma morën vaksinën maternale RSV dhe gjysma morën një placebo.

Në këtë grup, vaksina uli rrezikun e sëmundjeve të frymëmarrjes të lidhura me RSV me 34.7%. Reduktoi rrezikun e sëmundjeve të rënda me 91.1% tek foshnjat brenda 90 ditëve pas lindjes në krahasim me placebo

Megjithëse shumica e infeksioneve RSV janë të lehta, sipas CDC – rreth 58,000 deri në 80,000 fëmijë nën pesë vjeç janë shtruar në spital për shkak të virusit.

Shpresa është se vaksina e re do të zvogëlojë incidencën e sëmundjes në mesin e atyre që janë më të rrezikuar.

A është vaksina e sigurt?

Sipas FDA-së, efektet anësore të raportuara të vaksinës maternale RSV të Pfizer-it përfshinin dhimbje koke, dhimbje në vendin e injektimit, dhimbje muskulore dhe të vjellja.

Megjithatë, pre-eklampsia ndodhi në 1.8% të grave shtatzëna që morën Abrysvo kundrejt 1.4% të atyre që morën një placebo.

Agjencia ka njoftuar gjithashtu se informacionet e Abrysvo përfshin një paralajmërim mbi rreziqet e mundshme të lindjes së parakohshme. Të dhënat e provës treguan se 5.7% e grave përjetuan lindje të parakohshme kundrejt 4.7% që morën placebo. /Gazeta Shneta/

 

 

 

Artikulli paraprakSkandaloze: E dyshuara për vdekjen e 35-vjeçares ka të kryer shkollimin fillor, ishte rrobaqepëse
Artikulli i rradhës Prokuroria zbulon se çfarë barna i dha Karaxha 35-vjeçares e cila vdiq pas heqjes së dhëmbit

Ju sugjerojmë

Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.