Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Prokuroria zbulon se çfarë barna i dha Karaxha 35-vjeçares e cila vdiq pas heqjes së dhëmbit

Lajme 24/08/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një rast i rëndë ka ndodhur para dy ditësh në Malishevë ku një grua 35 vjeçare ka ndërruar jetë pasi që është paraqitur për ta hequr një dhëmb në një klinikë private në Malishevë. Për pasojë janë arrestuar dy persona për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor.

Gjykata Themelore në Gjakovë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për njërin nga të dyshuarit, Xh.K. të përfshirë në rastin në Malishevë, ndërsa të dyshuarës tjetër, H.K., e motra e Xh.K., është caktuar arrest shtëpiak, po ashtu për një muaj, përcjell Gazeta Shneta.

Sipas komunikatës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjakovë, Xh.K. në cilësinë e stomatologut gjatë dhënies së shërbimeve shëndetësore ka përdorur metoda të papërshtatshme të mjekimit ndaj të ndjerës L.SH.

“Sipas kërkesës i pandehuri Xh. K., “ Me datën 22.08.2023, në Ordinancën “D.” në Malishevë, në cilësinë e stomatologut gjatë dhënies së shërbimeve të kujdesit shëndetësorë përdorë metoda të papërshtatshme të mjekimit ndaj tani të ndjerës L. Sh. nga fshati N., Komuna e Malishevës, në atë mënyrë që pasi që e njëjta shkon në ordinancën e cekur më lartë për ta hequr një dhëmbë, këtu i pandehuri përdorë medikamentet si calcium, lemod-solu, alergosan, e ku pas heqjes së dhëmbit me të dal pacientja – e ndjera në oborr të ordinancës i keqësohet gjendja- humb vetëdija, me të shpejtë dërgohet në QKMF-Malishevë, e ku me pas e njëjta ka ndërruar jetë si shkak i metodave dhe terapisë së përdorur nga ana e të pandehurit”.

Ndër të tjera, Gjykata Themelore e Gjakovës ka thënë se Xh.K.  ka punuar pa autorizim ligjor dhe ka ofruar shërbime stomatologjike në ordinancë gjinekologjike.

“Po ashtu pa autorizim ligjor kryen trajtime mjekësore- stomatologjike, në atë mënyrë që i pandehuri si stomatolog ushtron veprimtarinë mjekësore në ordinancën gjinekologjike, pa autorizim ligjor për zhvillimin e veprimtarisë stomatologjike e ku si pasojë e këtyre veprimeve të kundërligjshme mjekësore të marruara nga ana e të pandehurit, pas trajtimit mjekësor të dhënë viktimës, e njëjta ndërron jetë, në vendin dhe mënyrën e cekur si më lartë”.

Gjykata Themelore e Gjakovës, ka njoftuar se ka marr masa po ashtu ndaj motrës së të pandehurit Xh.K. duke e dërguar në arrest shtëpiak për një muaj pasiqë e njëjta punonte në këtë ordinancë ilegale dhe pa kualifikim mjekësor. Sipas Gjykatës, ajo me profesion është rrobaqepëse.

“Me datën 22.08.2023, në Ordinancën “D.” Në Malishevë, pa kualifikim mjekësor kryen trajtime mjekësore e cila është e regjistruar si Ambulancë Specialistike e Gjinekologjisë në emër të pandehurës, ndërsa e njëjta ka të kryer shkollimin fillore, me profesion rrobaqepëse, e ku në ordinancën e cekur më lartë, pas trajtimit mjekësor të dhënë nga vëllai i të pandehurës- i pandehurit Xh. K., ka ndërruar jetë tani e ndjera L. Sh”. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakFDA miraton vaksinën Abrysvo për shtatzënat kundër virusit RSV
Artikulli i rradhës Koha e kaluar në ekranet e pajisjeve elektronike e lidhur me vonesën e zhvillimit te fëmijët e vegjël

Ju sugjerojmë

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme

Sot bëhen 16 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës

22/07/2026 Lajme

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të lënduar nga thyerja e xhamave

22/07/2026 Lajme

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Spitali i Përgjithshëm i Pejës apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat nga institucionet përgjegjëse

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.