Vera Ora – psikiatre, e cila është nëna e këngëtares me famë botërore Rita Ora, po angazhohet për shëndetin mendor në shkollat e komunës së Prishtinës.
Ora ka publikuar një postim në profilin e saj në Instagram ku ka falënderuar Drejtorinë e Arsimit të Komunës së Prishtinës, për vizitën e saj dhe diskutimet për rëndësinë e shëndetit mendor të nxënësve, transmeton Gazeta Shneta.
“Faleminderit Departamentit të Arsimit të Prishtines per mikpritjen për të diskutuar rëndësinë e edukimit të mirëqenies dhe shëndetit mendor në shkolla!
Mirëqenia mendore në shkollë është një pjesë thelbësore e sistemit arsimor, duke rritur ndërgjegjësimin për shëndetin mendor dhe duke e bërë atë më të ‘pranueshme’ për nxënësit dhe mësimëdhenesit që të kërkojnë ndihmë dhe të kenë suport sa me te madh per mireqenje e tyre.
Ne e kemi obligim ndaj gjeneratave të reja nje mendje të shendosh dhe ti mësojmë ata për parandalimin e problemeve të mundshme të shëndetit mendor në të ardhmen!”, ka shkruar Ora. /Gazeta Shneta/




