Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mashtrimi me terapi të oksigjenit për “trajtimin e suksesshëm” të autizmit në Kosovë

Lajme 28/08/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Disa ordinanca private po pretendojnë se e “trajtojnë me sukses” autizmin përmes një terapie me oksigjen. Inspektorati Shëndetësor e ka mbyllur njërën nga këto ordinanca pas interesimit të Gazetës Shneta. Specialisti i psikiatrisë thotë se autizmi nuk shërohet dhe kjo terapi jo që nuk ndihmon, por përkundrazi mund të rrezikoj shëndetin.

“Totalisht e pavërtetë! E turpshme t’i gënjesh e mashtrosh prind në hall”, është një nga komentet në një postim të një ordinance private e cila pretendon se e “trajton me sukses” autizmin përmes një terapie me oksigjen, shkruan Gazeta Shneta.

“Oxyhelp Ks” është një shërbim privat në Prishtinë i cili pretendon se e “trajton me sukses” autizmin përmes oksigjenit hiperbarik. Në postimet e këtij biznesi në rrjetet sociale thuhet se “rrjedhja e gjakut me sasi të larta oksigjeni ul inflamacionin dhe rrit qarkullimin e gjakut në tru, i cili ka një rol në trajtimin e suksesshëm të autizmit”.

Ky institucion privat nuk është fare i licencuar nga Ministria e Shëndetësisë.

Një tjetër ordinancë private e cila poashtu kryen shërbimin e terapisë me oksigjen, është pak më e rezervuar në promovimin e këtij shërbimi për autizmin. Në postimet e “Oxygen Therapy” në Facebook thuhet se me këtë terapi fëmijët me autizëm “përjetojnë përmirësime” pas trajtimit. Kjo ordinancë është e licencuar nga MSH.

 

Nga Ministria e Shëndetësisë kanë konfirmuar se terapia me oksigjen konsiderohet si shërbim shëndetësor dhe institucionet që e japin këtë shërbim duhet të licencohen. Nga MSh kanë konfirmuar se “Oxyhelp KS” e cila sipas informatave në ARBK është njësi e biznesit “GNTC Group Sh.A.” (Gorenje), nuk është e licencuar.

Nga MSH kanë konfirmuar se Inspektorati Shëndetësor ka bërë inspektim në këtë institucion pas interesimit të Gazetës Shneta. Megjithatë nga MSH nuk kanë treguar se çfarë masa janë marr. “Inspektorati Shëndetësor ka kryer inspektim në institucionin ‘Oxyhelp Ks’ dhe lënda është në proces”, thuhet në përgjigje.

Ndërsa ordinanca “Oxygen Therapy” me emrin e biznesit “Oxy 02 therapy SH.P.K.” është e licencuar dhe e ka të lajmëruar shërbimin për oksigjenim hiperbarik dhe pasurime tjera me oksigjen.

Edhe ky institucion është inspektuar nga Inspektorati Shëndetësor. Ndonëse nuk e kanë konfirmuar zyrtarisht, Gazeta ka mësuar se ISH e ka mbyllur këtë shërbim pasi aty janë evidentuar edhe parregullësi të tjera.

Nga ministria nuk kanë komentuar pretendimet e këtyre ordinancave për trajtimin e suksesshëm të autizmit. “Për të marrë përgjigje në këtë pyetje duhet t’i drejtoheni OMK-së”, thuhet në përgjigjen e institucionit më të lartë të shëndetësisë në vend. Ndërkaq nga OMK kanë rekomanduar se për këtë çështje profesionale, duhet të konsultojmë ndonjë profesionist të fushës.

 

Nga “Oxyhelp Ks” nuk i kanë kthyer përgjigje Gazetës Shneta përkundër se kanë konfirmuar se i kanë pranuar pyetjet në email. Ndërkaq “Oxygen Therapy” kanë deklaruar se nuk “pretendojnë për shërimin e autizmit”, por vetëm rehabilitimin.

Specialisti i psikiatrisë: Autizmi nuk shërohet, terapia me oksigjen mund të rrezikoj shëndetin

Specialisti i psikiatrisë Dr. Liron Pepshi, i cili jeton dhe punon në Gjermani, thotë se autizmi nuk është një sëmundje e cila me një terapi mund të eliminohet.

Autizmi është çrregullim por jo sëmundje në kontekstin, që me terapi adekuate mund të eliminohet sikur ndonjë infeksion ose tumor. Ajo është një çrregullim ne zhvillimin e sistemit nervor që karakterizohet me deficit në komunikim, kontakte social dhe/ose çrregullim në sjellje. Në aspektin praktik autizmi përfshin një gamë të gjerë e variacione të shumta të problemave neurozpsikike por edhe aftësive pozitive e perspektiva zhvillimore”, thotë mjeku.

Ai sqaron se diagnoza e autizmit zakonisht vendoset pas moshës 3-vjeçare.

Specialisti i psikiatrisë dhe psikoterapisë thotë se nuk ekziston asnjë terapi e standardizuar për trajtimin e autizmit. “Forma e shfaqjes së autizmi është heterogjene, dhe jo nga të gjithë konsiderohet doemos si çrregullim, por më shumë si pjesë të diversitetit normal të natyrës njerëzore, në këtë kontekst edhe nuk ekziston zyrtarisht një terapi e standardizuar, që mund të aplikohet te të gjithë fëmijët me autizëm”, ka shpjeguar mjeku.

Psikiatri Pepshi shpjegon arsyen pse është supozuar se trajtimi me oksigjen hiperbarik është i sukesshëm tek autizmi. Ai sqaron se kjo terapi nuk ka asnjë ndikim në autizëm dhe në fakt mund të jetë e rrezikshme.

Dr. Liron Pepshi, psikiater

“Për arsye që autizmi më herët është shpjeguar si mungesë e qarkullimit të mjaftueshëm të gjakut në sistemin qendror nervor, ose edhe si pasoj e inflamacionet, kundër të cilit vepron oksigjeni hiperbarik, është menduar që terapia me oksigjen hiperbarik mund të ndihmoj. Megjithatë, studimet shkencore deri me tani janë zhgënjyese”, thotë mjeku.

“Prandaj terapia me oksigjen hiperbarik jo vetëm që nuk rekomandohet, nuk tregon efekt të duhur dhe është mjaft e shtrenjtë për secilën familje, por mundet edhe me pas pasoja negative siç mund të jenë barotrauma e veshit të mesëm me humbje të dëgjimit, barotrauma e sinusit, barotrauma dentare, fibroplazia retrolentale pas ekspozimit hiperoksik të gjakut (dëmtimi i syve), edema pulmonare,. Në aspektin psikologjik, qëndrimi në një dhomë të mbyllur mund të nxis frikë e panik edhe të fëmijët, që mund të lë pasoja edhe në të ardhmen. Aplikimi i kësaj metode kundër vullnetit të fëmijës, i cili në trajtimet e mëhershme ka shpreh friken, mund atë edhe ta traumatizoj”, ka shpjeguar specialisti i psikiatrisë.

Mjeku këshillon prindërit të cilët kanë fëmijë të prekur nga autizmi, që të informohen dhe të kërkojnë mbështetje nga terapeutë të specializuar në autizëm.

“Ndërhyrja e hershme dhe terapia individuale mund të ndihmojnë në zhvillim e fëmijës. Por jo duke kërku e pranu ndihmë nga persona, që ofrojnë terapi alternative, pa evidenca shkencore. Ajo do të ju kushton kohë, probleme financiare, stres te fëmija e ajo që është më e keqja, është zhgënjimi pas terapisë ‘alternative’”, ka thënë mjeku.

Në fund ai ka sqaruar se ekzistojnë disa programe terapeutike që mund të ndihmojnë në përmirësimin e gjendjes së një personi të prekur nga autizmi, që fokusohen në zhvillimin e komunikimit të fëmijës, sjelljes, zhvillimin e aftësive sociale, psikoedukimit të prindërve.

“Në aspektin farmakologjik, nuk ka medikament që trajton autizmin, por mund të përdoren për trajtimin e disa nga simptomat që mund të jenë pjesë e autizmit siç mund të jetë agresiviteti, depresioni, çrregullimi në koncentrim”, ka thënë ai.

“Forma të tjera alternative të trajtimit që për arsye komerciale mund të duken moderne në media sociale si Neurofeedback, dieta speciale me acidin Omega-3, yndyra tjera, vitamina, mikroelemente, trajnimi auditiv integrativ ‘Auditory Integration Training’, nuk kanë tregu efekt positive te autizmi”, ka deklaruar psikiatri dhe psikoterapeuti Pepshi. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakShtoni këto 10 ushqime në dietën tuaj për të përmirësuar nivelin e spermës
Artikulli i rradhës Si të parandaloni sindromën e syrit të thatë?

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.