Shoqata e Instrumentarëve të Kosovës ka reaguar lidhur me uljen e koeficientit për instrumentarët duke e parë si mënyrë të padrejtë dhe të paligjshme.
ShOIK- ja përmes një postimi në Facebook u kanë bërë thirrje autoriteve që të anulojnë vendimin për uljen e këtyre koificinetëvë, shkruan Gazeta Shneta.
U bëjmë thirrje autoriteteve përkatëse që të korrigjojnë menjëherë këtë situatë, duke njohur vlerën e Instrumentarëve dhe duke u siguruar që koeficientët e tyre të ligjshëm të rivendosen,- thuhet në njoftim.
Sipas tyre, ky hap është minim i njohjës së rolit vendimitar të tyre në kujdesin shëndetësor përkundër asaj se ky specializim është thelbësor për ofrimin e kujdesit të sigurt dhe efektiv në sallën e operacionit dhe në mjedise të tjera kritike të kujdesit shëndetësor.
Ky specializim është thelbësor për ofrimin e kujdesit të sigurt dhe efektiv në sallën e operacionit dhe në mjedise të tjera kritike të kujdesit shëndetësor.
Ky hap retrograd në rregullimet e pagave jo vetëm që kërcënon jetesën e instrumentarëve, por gjithashtu minon njohjen e rolit të tyre vendimtar brenda sistemit të kujdesit shëndetësor. Është thelbësore të pranohen aftësitë dhe përgjegjësitë unike që instrumentaret sjellin në tryezë dhe ata meritojnë kompensim të drejtë për ekspertizën dhe përkushtimin e tyre, – shkruan ShOIK-ja.
Reagimi i plotë:




