Ministria e Shëndetësisë dje ka njoftuar se kanë rifilluar shërbimin e dhënies së infuzioneve QKMF-ja e Mitrovicës dhe Vushtrrisë.
E lidhur me këtë njoftim ka reaguar drejtori i Shëndetësisë së komunës së Vushtrrisë i cili ka thënë se QKMF-ja e kësaj komune nuk i ka ndërprerë asnjëherë këto shërbime, shkruan Gazeta Shneta.
Përmes një postimi në Facebook ai ka thënë se nuk ka pasur nevojë për urdhëra të tillë pasi që shërbimet kanë vazhduar e nuk janë ndalur dhe për këtë janë paraqitur dëshmitë e nevojshmë para Inspektoratit Shëndetësor.
Dua të njoftoj opinionin e gjerë dhe të gjithë qytetarët e komunës së Vushtrrisë se menaxhmenti i QKMF “Dr. Safet Idrizi” në Vushtrri nën udhëhqejen e DShPS-së asnjëhere nuk ka ndalur dhënia e shërbimeve të infuzioneve.
Shërbimet për dhënien e infuzioneve i janë dëshmuar Inspektoratit Shëndetësor, të cilët dhe kanë marrë dëshmitë mbi të dhënat e rasteve-pacientëve.
Ne nuk kemi ndalur infuzionet andaj nuk ka pasur arsye për urdhërim, të rifillimit në portale, – thuhet në reagim.
Reagimi i plotë:




