Profesoresha e Fakultetit të Mjekësisë, Hatixhe Latifi-Pupovci, është shprehur se masat që po i ndërmerr Qeveria e Kosovës, po bëhen zgjidhje për të forcuar institucionet private.
Profesoresha Latifi-Pupovci ka komentuar rreth Udhëzimit Administrativ të përditësuar nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në çështjet e procedurave ndëpërmjet të cilave Qeveria do të përkrahë financiarisht qytetarët për shërbimet shëndetësore të cilat nuk ofrohen në shërbimet publike, shkruan Gazeta Shneta.
Sipas profesoreshës Latifi-Pupovci, këto ndryshime janë vatër për forcimin e institucioneve private dhe për ndoshta ndonjë arsye tjetër që nuk e dijmë me saktësi.
“QKUK ka mjekë më tepër se që janë nevojat në këtë institucon, kemi reparte (unë nuk i quaj dot klinika sepse i kane nga 10 shtretër), në të cilat raporti mjek/pacient është 1:1. A nuk është më normale që ata të dërgohen për persosje profesionale në mënyrë që shërbimet që sot nuk kryhen në QKUK të mund të kryhen pas 2-3 viteve. Këtë qëndrim rreth problemit të kryerjes së shërbimeve brenda QKUK unë e kam shprehur qysh kur ishte ministër Ferid Agani, atëherë kur unë isha pjesë e Komitetit për shëndetësi (ekziston dikund një konferencë për shtyp që patëm mbajtur me Liburnin). Po habitem se çfarë transformimi po ndodhë brenda VV”, ka theksuar profesoreshë Latifi-Pupovci.
Komunikata e plotë nga profesoreshë Hatixhe Latifi-Pupovci:
QKUK është institucioni i cili duhet forcuar me masat qe ndërmer Qeveria. Por për këtë duhet dashuri për vendin e për pacientin, duhet angazhim maksimal të cilin nuk e kanë ata që po udhëheqin shëndetësinë. Prandaj, po bëhen zgjidhje perfekte për të forcuar institucionet private, por ndoshta ka edhe ndonjë arsye tjetër që për momentin nuk po e dijmë me saktësi.
QKUK ka mjekë më tepër se që janë nevojat në këtë institucon, kemi reparte (unë nuk i quaj dot klinika sepse i kane nga 10 shtretër), në të cilat raporti mjek/pacient është 1:1. A nuk është më normale që ata të dërgohen për persosje profesionale në mënyrë që shërbimet që sot nuk kryhen në QKUK të mund të kryhen pas 2-3 viteve. Këtë qëndrim rreth problemit të kryerjes së shërbimeve brenda QKUK unë e kam shprehur qysh kur ishte ministër Ferid Agani, atëherë kur unë isha pjesë e Komitetit për shëndetësi (ekziston dikund një konferencë për shtyp që patëm mbajtur me Liburnin). Po habitem se çfarë transformimi po ndodhë brenda VV.




