E diela e kësaj jave pritet të jetë me mot të nxehtë.
Temperatura minimale që do të shënohet nesër në vendin tonë do të jetë 12C, kurse maksimalja do të arrijë deri në 29C shkruan Instituti Hidrometeorologjik, transmeton Gazeta Shneta.
“Të dielen do të mbajë mot me diell. Vranësira të pakta mund të shfaqen rreth relievit malor .Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-29-gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja e lehtë deri mesatare.”, thuhet në njoftim. /Gazeta Shneta/



