Në faqen e saj zyrtare, pediatre Lira Gjika ka ndarë një mesazh të dashur për mësuesit/et me të filluar viti i ri akademik.
Më poshtë, mund të gjeni shkrimin e plotë:
“Edhe pak ditë dhe fillon shkolla. Do të doja, ti lutem mësuesve, që të jenë zëmërgjërë me nxënësit e tyre. Mësues mos shohin të metat, mos konstatoni harresat apo që nuk dinë. Përpiquni të dalloni ato që mbajnë mënd , ato tregojuni. Është e vërtetë që nuk është punë e lehtë. Mësues ju e keni zgjedhur këtë profesin dhe ju nuk mund të quheni të tillë e të ushtroni profesionin tuaj nëse nuk keni nxënësit. Prandaj mësues jini mirënjohës, mirënjohës nxënësve tuaj. Jepuni më të mirën e profesionit, nxënësve tuaj. Po e mbyll me një citat të një mësuesi të vjetër: “mësues i mirë, nuk është ai, që mbush kokën e nxënësit, por ai, që gjen boshllëkun në të dhe e nxit nxënësin të veprojë për ta pasuruar boshllëkun dhe për pasojë pasurohet mëndja dhe shpirti. Lira Gjika”


