Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Për 8 muaj Inspektorati Farmaceutik realizoi 635 inspektime dhe shqiptoi 114 gjoba

Lajme 12/09/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Inspektorati Farmaceutik gjatë periudhës janar – gusht të këtij viti, ka realizuar 635 inspektime, ndërsa ka gjobitur 114 subjekte.

Sipas njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë bëhet e ditur se janë gjobitur 54 subjekte që posedonin produkte të jashtëligjshme, ndërsa 43 raste kur gjatë kontrollit ka rezultuar se në farmacitë e ndryshme mungon farmacisti, shkruan Gazeta Shneta.

Gjithashtu bëhet e ditur se gjatë kësaj periudhe, Inspektorati Farmaceutik ka ndërmarrë masa edhe ndaj 4 institucioneve shëndetësore private të cilat  nuk ishin të licencuara. Ndaj të gjitha rasteve të cilat e kanë cenuar shëndetin publik janë ndërmarrë masat sipas autorizimeve ligjore.

Ditë më parë, Ministri i Shëndetësisë Dr. Arben Vitia gjatë vizitës në Inspektoratin Shëndetësor bëri të ditur se nga muaji shtator, inspektorëve do t’u paguhen shtesat në vlerë të 250 eurove. Së shpejti do të shtohen edhe kapacitetet inspektuese dhe pas përfundimit të procedurave rekrutuese, numri i inspektorëve shëndetësorë do të shkojë në 37 nga 12 sa janë tani.

MSh-ja fton qytetarët që të bashkëpunojnë dhe të sinjalizojnë kur hasin në veprimtari të dyshimta të institucioneve shëndetësore qëllim të mbrojtjes së shëndetit publik, ofrimit të shërbimeve shëndetësore cilësore dhe zbatimit të ligjit duke kontaktuar numrat kontaktues Inspektorati Shëndetësor: 03820024154 dhe Linja e ankesave: 080017777.

Njoftimi i plotë:

Artikulli paraprakVideo: Një foshnje nxirret gjallë nga rrënojat e një ndërtese në Marok
Artikulli i rradhës OMK-ja shpreh ngushëllime për vdekjen e mjekut Basri Gashi

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.