Është ndarë nga jeta specialisti i Mjeësisë Familjare dr. Basri Gashi.
Dr. Gashi u ka shërbyer qytetarëve shërbimet shëndetësore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, në Podujevë për vite me radhë, shkruan Gazeta Shneta.
Ai përfundoi studimet në degën e Mjekësisë së Përgjithshme, në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Prishtinës, në vitin 1992. Titullin Specialist i Mjekësisë Familjare e mori pas përfundimit të specializimit në Departamentin e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, në vitin 2001.
Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur Oda e Mjekëve të Kosovës, të cilët kanë shprehur ngushëlime./Gazeta Shneta/




