Administrata e SHSKUK-së dhe QKUK-së sot është inspektuar nga Komisioni për Kontroll të Brendshme për respektimin e vijueshmërisë në punë.
Komisioni ka zbarkuar sot rreth orës 08:30 në ndërtesën ku gjendet zyra e drejtorit dhe administrata e SHSKUK-së dhe QKUK, shkruan Gazeta Shneta.
Komisioni fillimisht i ka mbyllur dyert për të mos lejuar hyrjen e punëtorëve të cilët nuk kanë qenë në vendin e punës gjatë kohës së inspektimit.
Gazeta ka mësuar se Komisioni nuk ka gjetur në vendin e punës disa prej zyrtarëve të administratës.
Një raport zyrtar për këtë inspektim pritet të bëhet nga Komisioni dhe pas përfundimit të tij mund të merren veprime të tjera nga administrata. /Gazeta Shneta/




