Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Një CT dhe një rëntgen qe disa muaj jashtë funksionit në Klinikën e Radiologjisë në QKUK

Lajme 12/09/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një CT dhe një rëntgen që disa muaj kanë mbetur jashtë funksionit në Klinikën e Radiologjisë në QKUK. Këto pajisje nuk janë duke punuar për shkak të prishjeve.

Njëra nga aparaturat e tomografisë së kompjuterizuar (CT) e cila gjendet në Klinikën e Onkologjisë në QKUK, është jashtë funksionit që disa muaj për shkak të një prishje, shkruan Gazeta Shneta.

Nga QKUK kanë thënë se kësaj pajisje i është prishur një pjesë e cila quhet “detektor” që nga 7 korriku i këtij viti dhe ende nuk është rregulluar pasi e njëjta nuk është e përfshirë në kontratën e mirëmbajtjes.

“CT64, është në servisim dhe mirëmbajtje nga Operatori Ekonomik, është jashtë funksionit nga 07.07.2023 për shkak të defekteve me detektorë. Detektorët nuk janë pjesë e kontratës së mirëmbajtjes. Kontrata për blerjen e detektorëve është në proces e sipër nga sektori i prokurimit dhe shumë shpejtë pritet nënshkrimi i kontratës për ndërrimin e tyre”, thuhet në përgjigjen e Berat Krasniqit, shef i Sektorit të Mirëmbajtjes së Pajisjeve Mjekësore në QKUK.

Kjo CT përdoret për nevoja të pacientëve të hospitalizuar dhe ambulantor në Klinikën e Onkologjisë si dhe të klinikave tjera. Në QKUK janë edhe CT të tjera.

Për shkak të prishjes së “detektorit” ka mbetur jashtë funksionit edhe një rëntgen dixhital i cili është nën garancion por operatori ekonomik ende nuk e ka rregulluar.

“Një rentgen dixhital që është blerë përmes Bankës Botërore në Kliniken e Neonatologjise është nën garancion, nuk është funksional për shkak të dëmtimit të dektorit. Pasiqë i njëjti është nën garancion, Operatori Ekonomik e ka bërë porosinë e detektorit dhe pritet instalimi dhe funksionalizimi të bëhet brenda javës”, thuhet në përgjigjen e Krasniqit.

Në Klinikën e Radiologjisë poashtu ka probleme edhe me funksionimin e ventilimit i cili kohë pas kohe del jashtë funksionit. Ventilimi në Radiologji është mjaft i rëndësishëm për të mbrojtur shëndetin e punëtorëve shëndetësor për shkak të tërheqjes së rrezeve të pajisjeve nga ambientet e punës. Për këtë çështje nuk janë përgjigjur nga QKUK. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakOMK-ja shpreh ngushëllime për vdekjen e mjekut Basri Gashi
Artikulli i rradhës Komisioni për kontroll ua mbylli dyert sot në mëngjes administratës për (mos)respektim të orarit të punës

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.