Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

PSD përmes një ekspozite me fotografi po vlerëson situatën menaxhuese të shëndetësisë nga ministri Vitia

Lajme 19/09/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
PSD
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Partia Socialdemokrate gjatë ditës së sotme, ka zhvilluar një aksion në hyrje të objektit të Ministrisë së Shëndetësisë.

PSD, ka vendosur foto të disa prej klinikave të QKUK-së ku është shfaqur gjendja në të cilën ndodhen disa prej tyre, shkruan Gazeta Shneta.

Aktivstët përmes një ekspozite me fotografi të ndryshme kanë pasur për qëllim që të tregojnë mbi gjendjen e rëndë në ambientet e klinikave të QKUK-së.

Postimi i plotë nga PSD:

Këto fotografi që po i shihni nuk janë të viteve 80’ta, as 90’ta. I kemi realizuar javën e kaluar në spitalet e Kosovës. Edhe meqë ministri nuk po del në terren me u njoftu e me ndryshu gjendjen, ia kemi sjellë këtu. Ndoshta ia ndërrojmë mendjen.

Kjo ekspozitë është një dëshmi tronditëse e papërgjegjësisë dhe injorimit nga Ministria e Shëndetësisë ndaj shëndetit publik.

Nëse infrastruktura bazë aty ku shërohemi është në këtë gjendje, si munden me qenë nivelet tjera të shërbimeve shëndetësore. Sot kemi rradhë të gjatë të pritjeve për intervenime në secilën klinikë. Kemi mungesë aparaturash e staf shëndetësor që largohet nga vendi. Ka mungesë të barnave esenciale për pacientë. E për ma keq, kemi hapësira spitalore në këtë gjendje.

Ministri mbështet spitalet private me udhëzime administrative.

Hapësirat e spitaleve tona duhet të jenë vendet ku përmirësohet shëndeti dhe mirëqenia e qytetarëve, por në vend të kësaj, janë hapësira me potencial të infektimit e sëmundjes.

Shëndeti është e drejtë themelore e njeriut e kjo gjendje është fyerje ndaj çdo qytetari, e poashtu ndaj profesionistëve të shëndetësisë që punojnë me devotshmëri për të mbrojtur jetët dhe mirëqenien e qytetarëve të Kosovës.

Dështimi i Qeverisë për të ndarë fonde të mjaftueshme për kujdesin shëndetësor dhe për të përmirësuar shërbimet shëndetësore nuk është vetëm gabim politik, është dështim serioz moral. Është një keqpërdorim i besimit të qytetarëve për mirëqenien e tyre.

Neve s’na duhet ministër pedant e me mindil, na duhen spitale t’pastra e higjienike.

PSD

 

Artikulli paraprakAI mund të diagnostikoj me sukses sindromën e vezores policistike
Artikulli i rradhës Studim: Abuzimi me substanca në shtatzëni dyfishon rrezikun për ngjarje kardiovaskulare

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.