Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

ShSKUK: Fotografitë nuk paraqesin ambientet ku jepet kemioterapia për pacientë

Lajme 19/09/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK), ka njoftuar se fotografitë e postuara nga analisti Imer Mushkolaj nuk paraqesin ambientet ku jepen kemioterapia për pacientë por që janë nyje sanitare nëpër korridore të klinikave internistike

Në një reagim në Facebook ShSKUK, ka bërë të ditur se hapësira ku referohet është një hapësirë ku nuk shfrytëzohet për asnjë shërbim shëndetësor dhe rrjedhimisht nuk është hapësirë që frekuentohet nga pacientët.

Postimi i plotë:

Në lidhje me postimin e bërë në rrjetin social Facebook, nga ana e disa personave, Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës, sqaron opinionin publik se fotografitë e postuara nuk paraqesin ambientet ku jepet kemioterapia për pacientët, por janë nyje sanitare në korridorin që ndodhet në bodrumin e klinikave internistike.

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka rreth 700 nyje sanitare ne hapësirat e saj. Mirëmbajtja dhe intervenimet në këto hapësira janë të vazhdueshme (siç janë edhe dëmtimet), krahas një plani dinamik që merret me identifikimin e shpejtë dhe intervenimet nga Shërbimet Teknike brenda QKUK-së.

Hapësira ku referohet është një hapësirë ku nuk shfrytëzohet për asnjë shërbim shëndetësor dhe rrjedhimisht nuk është hapësirë që frekuentohet nga pacientët.

QKUK po punon intensivisht për të përmirësuar infrastrukturën dhe kushtet e trajtimit për pacientët në të gjitha hapësirat e saj.

Për këtë presim bashkëpunimin e pacientëve dhe qytetarëve përmes sinjalizimit të problemeve në institucionet publike shëndetësore, ankesat e të cilëve do të trajtohen seriozisht nga institucionet.

Megjithatë, presim edhe nga personat që kanë ndikim që t’i verifikojnë informatat para publikimit.

Zyra e Informimit në SHSKUK do të jap për të gjithë përgjigjje të shpejtë dhe transparente.

Artikulli paraprakGjumi ka një ndikim të rëndësishëm në çrregullimet neurologjike
Artikulli i rradhës Shkencëtarët zbulojnë ADN-në e kancerit të gjirit në qumështin e gjirit te nënat e prekura

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.