Para disa ditësh Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar për investimet e fundit në Klinikën e Neurokirurgjisë në QKUK. Sipas njoftimit të MSh-së, këto investime në vlerë të 1 milion e 770 mijë euro në Klinikën e Neurokirurgjisë, janë bërë për aparaturën e re që mundëson shërbime të reja në QKUK.
Lidhur me këto investime drejtori i kësaj klinike dr. Besnik Elshani ka treguar për Gazetën Shneta aparaturat të cilat përfshihen në këtë fond, rëndësinë e tyre dhe përfitimet që do të ketë Klinika e Neurokirurgjisë.
Sipas dr. Elshanit ky investim përfshin aparaturat më moderne teknologjike neurokirurgjikale të gjeneratës më të re.
Projekti i aprovuar i Rimëkëmbjes së Klinikës së Neurokirurgjisë nënkupton aparaturat më moderne teknologjike neurokirurgjikale të gjeneratës më të re: Neuromikroskop elektronik, Neuronavigator, Neuroendoskop, Fluoroskop si dhe renovimin e sallave operative, bëri të ditur dr. Elshani
Më tutje drejtori i kësaj klinike tregoi për përftiimet që do të sjellin këto investime. Sipas tij, këto investime do të mundësojnë që të ulet numri i rasteve për shërim jashtë vendit, profilizohet kuadri neurokirurgjik dhe gjeneratat e reja do të kenë përparësi për edukim të vazhdushë.
- Kursehet Buxheti i Kosovës duke minimizuar dërgimin e rasteve për trajtim jashtë vendit
- Profilizohet kuadri Neurokirurgjikal
- Përparësi për gjeneratat në edukim të vazhdushëm, – tregoi dr. Besniku.
Dr. Besniku tregoi se këto aparatura pritet të kompletohen në muajin dhjetor atëherë edhe kur pritet përfundimi i renovimit të sallave. Po ashtu bëri të ditur se do të ketë trajnime profesionale për përdorimin e aparaturave.
Trajnime profesionale që do të ketë për cdo aparaturë sipas kontratës së nënshkruar. Me përfundimin e renovimit të sallave në muajin dhjetor do të kompletohemi edhe me aparaturat Neurokirurgjikale, – përfundoi ai. /Gazeta Shneta/




