Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

5 mënyra se si të përmirësoni sistemin tretës së fëmijës suaj

Këshilla për shtatzëna 20/09/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Më poshtë ju tregojmë 5 mënyra se si të përmirësoni sistemin e tretjes së vogëlushit tuaj:

Bëni pushime të shpeshta pas çdo ushqimi që i jepni fëmijës.

Kjo mund ta ndihmojë atë që të çlirojë të gjithë gazrat të cilat mund të jenë “bllokuar” brenda. Këto gazra bëjnë që fëmija juaj të ndihet i ngopur ose të përjetojë siklet. Gromësitja mund të ndihmojë që të çlirohet gazi që gjendet brenda sistemit tretës së fëmijës. Për këtë arsye lëreni fëmijën të gromësijë ndërkohë që ju bëni një pushim të shkurtër ose për shembull ndërroni kahun e ushqyerjes me gji. Sidoqoftë nëse fëmija juaj nuk gromësin edhe pasi keni pushuar mund të vazhdoni ta ushqeni atë. Mos harroni, nuk ka asnjë mënyrë se si ta nxisni fëmijën tuaj për të gromësitur. Thjesht gjeni një pozicion të mirë, si për ju edhe për fëmijën gjatë kohës kur e ushqeni atë.

Ushqejeni fëmijën shpesh dhe nga pak në vend që t’i jepni vakte të mëdha dhe më rrallë.

Ushqejeni atë çdo dy ose tre orë. Nëse fëmija ju duket i uritur mund t’i jepni pak më shumë. Nëse ai qan ose thith gishtin, kjo mund të jetë shenjë e urisë. Është shunë e rëndësishme të dini se kur fëmija juaj është ngopur. Gjithashtu nëse fëmijën e ka zënë gjumi ndërsa ushqehet, është mirë që të mos e zgjoni atë për ta ushqyer më shumë.

Gjeni pozicionin e përshtatshëm ndërkohë që ushqeni fëmijën.

Nëse foshnja juaj e nxjerr qumështin më shumë se zakonisht, mund të provoni të ndryshoni pozicionin e të ushqyerit. Provoni një pozicion që do të mundësojë rrjedhjen normale të qumështit nga gjiri në stomakun e fëmijës suaj, duke përdorur gravitetin. Prandaj, nëse e mbani fëmijën tuaj horizontalisht, përpiquni të zhvendoseni në një lloj pozicioni të drejtë. Mbajeni fëmijën tuaj në një pozicion të drejtë për rreth 30 minuta pas çdo ushqimi.

Ushqejeni me gji në mënyrë që zorrët e tij të jenë më të shëndetshme.

Zorrët e shëndetshme janë themeli për një sistem të mirë imunitar. Qumështi i gjirit ka bakterie të mira për zorrët që janë thelbësore për foshnjat gjatë jetës së tyre, veçanërisht në vitet e para. Vetë ushqyerja me gji mund të ndihmojë fëmijën tuaj të ketë një shëndet të mirë të zorrëve. Sidoqoftë, nëse foshnja juaj ushqehet me qumësht formula, ka formula për foshnja që përmbajnë prebiotikë për shëndetin e mirë të zorrëve të vogëlushit tuaj. Pra, zgjidhni formulë me cilësi të mirë që ofrojnë ushqimin më të mirë për fëmijën tuaj.

Provoni t’i bëni masazh fëmijës. Kështu do të lehtësonit lirimin e të gjithë gazrave të ngecur në zorrët e tij. Ja se si ta masazhoni:

  • Shtrijeni fëmijën tuaj në anën e pasme.
  • Lëvizni butësisht këmbët e tyre lart e poshtë, duke imituar lëvizjet e këmbëve kur ngisni një biçikletë. Kjo ndihmon që zorrët të lëvizin.
  • Mund të provoni edhe me masazhimin e barkut./per nenat/
Artikulli paraprakVdes një fëmijë në QKUK
Artikulli i rradhës Drejtori i Neurokirurgjisë flet për investimin mbi 1.7 milion në aparaturat e reja: Do të ulet numri i referimeve jashtë vendit

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.