Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kurti në vizitë tek drejtori i ri i ShSKUK-së Elvir Azizi, këto ishin çështjet e diskutimit

Lajme 20/09/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
kryeminstri Kurti, ministri Vitia, drejtori i ShSKUK Azizi.
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka qenë i pranishëm në një vizitë tek drejtori i ri i ShSKUK-ës, Elvir Azizi.

Sipas një njoftimi të dhënë nga ministria e Shëndetësisë, Kryeministri Kurti së bashku me ministrin Arben Vitia gjatë ditës së sotme ishin në takim me drejtorin e ri të ShSKUK-ës, Elvir Azizi, ku u diskutua rreth gjendjes aktuale në shëndetësi, transmeton Gazeta Shneta.

Kurti ka shprehur gatishmërinë e Qeverisë në përkrahje të plotë të përmbushjes së objektivave në të ardhmen.

Në anën tjetër, ministri Vitia ka njoftuar nga afër Kryeministrin Kurti për projektet si ndërtimet dhe renovimet e disa klinikave brenda QKUK-ës dhe investimet në spitalet e përgjithshme rajonale.

Drejtori i ShSKUK-së, Elvir Azizi, ka paraqitur një analizë të përgjithshme të gjendjes infrastrukturore, resurseve humane dhe pajisjeve mjekësore në klinikat QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme përpara Kryeministrit Kurti.

“Njëkohësisht, në këtë takim u diskutua edhe për rritjen e bashkëpunimit ndërkombëtar me ekspertë të jashtëm, sidomos në degët deficitare me qëllim të përfitimit nga përvoja e shteteve me sistem të avancuar shëndetësor. Temë e posaçme ishte edhe ngritja e trupave profesionale, konsiliumet mjekësore në klinika, ndërsa kryeministri Kurti u njoftua edhe për ngritjen e mekanizmave monitorues me qëllim të mbarëvajtjes së proceseve dhe respektimit të orarit të punës”, theksohet ndër të tjera në njoftimin e dhënë.

Njoftimi i plotë:

Kryeministri Albin Kurti dhe Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia u takuan me drejtorin e ShSKUK-së, Elvir Azizi

Prishtinë, 20 shtator 2023

Sot, Kryeministri i Republikës së Kosovës, z.Albin Kurti dhe Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia u takuan me drejtorin e Shërbimit Spitalor, Klinik dhe Universitar të Kosovës (ShSKUK), z. Elvir Azizi dhe drejtorin e Shërbimeve të Përbashkëta Teknike dhe Administrative, z. Mentor Zejnullahu.

Kryeministri Albin Kurti tha se gjatë kësaj periudhe janë evidente rezultatet dhe kontributi i shtuar, ndërsa shprehi gatishmërinë e Qeverisë në përkrahje të plotë me qëllim të përmbushjes së objektivave në të ardhmen.

Në këtë takim, Ministri Vitia e njoftoi Kryeministrin Kurti për punën në drejtim të përmirësimeve të shërbimeve shëndetësore për qytetarët, projektet e reja të cilat planifikohen të realizohen, sa i përket ndërtimit dhe renovimit të disa klinikave brenda Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) si dhe investimet në spitalet e përgjithshme regjionale me qëllim të rritjes së përformancës.

Gjithashtu, Kryeministrin Kurti u njoftua edhe për hartimin e statutin e ri të ShSKUK-së dhe QKUK-së që do të avancojë edhe më tej shërbimet shëndetësore.

Drejtori i ShSKUK-së, z. Elvir Azizi e njoftoi për ecurinë e realizimit të planit të Qeverisës në fushën e shëndetësisë dhe për transformimin infrastrukturor të disa klinikave që do të rrisin gamën e shërbimeve dhe do të përmirësojnë kushtet për qytetarët.  Ai paraqiti një analizë të përgjithshme të gjendjes infrastrukturore, resurseve humane dhe pajisjeve mjekësore në klinikat QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme.

Njëkohësisht, në këtë takim u diskutua edhe për rritjen e bashkëpunimit ndërkombëtar me ekspertë të jashtëm, sidomos në degët deficitare me qëllim të përfitimit nga përvoja e shteteve me sistem të avancuar shëndetësor. Temë e posaçme ishte edhe  ngritja e trupave profesionale, konsiliumet mjekësore në klinika, ndërsa kryeministri Kurti u njoftua edhe për ngritjen e mekanizmave monitorues me qëllim të mbarëvajtjes së proceseve dhe respektimit të orarit të punës.

Artikulli paraprakStudimi i ri zbulon se placenta mban përgjigje për shumë humbje të pashpjegueshme të shtatzënisë
Artikulli i rradhës Kolesteroli dhe inflamacioni tregojnë lidhjen drejt Alzheimerit

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.