Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Katër shenja paralajmëruese të arrestit kardiak që mund të ndodhin 24 orë më herët

Jetë 22/09/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Arrestet kardiake janë një nga urgjencat mjekësore më vdekjeprurëse që mund të pësoni. Ato ndodhin kur zemra juaj ndalon së rrahuri.

Ndryshe nga sulmet në zemër – kur rrjedhja e gjakut në organe ndërpritet – arrestet kardiake shkaktohen nga ritmet jonormale të zemrës kur sistemi elektrik i trupit nuk funksionon siç duhet.

Personi do të vdesë brenda pak minutash nëse nuk trajtohet menjëherë me CPR. Megjithatë, ka disa shenja që mund t’i dalloni përpara se të ndodhë.

“Simptomat paralajmëruese premtojnë për parashikimin e arrestit të papritur kardiak”, ka thënë Dr. Kyndaron Reinier i Sistemit Shëndetësor Cedars-Sinai në Los Angeles.

Rreth gjysma e pacientëve kanë simptoma në “orët, ditët ose javët para arrestit kardiak” – ka sqaruar tutje.

Studimi i saj,, shikoi se sa të zakonshme ishin simptomat në pacientët me arrest kardiak dhe një grup kontrolli të pacientëve pa arrest kardiak, të cilët gjithashtu thirrën ndihmën e shpejtë.

Studiuesit hulumtuan më shumë se 1.500 të rritur në SHBA për të shikuar nëse ndonjëri mund të tregonte ndonjë shenjë.

Frymëzënia

Shenja më e zakonshme e hershme e arrestit kardiak ishte frymëzënia – e njohur në mjekësi si dispnea.

Rreth 41 për qind e pacientëve e kishin këtë shenjë, krahasuar me 22 për qind të grupit të kontrollit. Ishte e vetmja shenjë e lidhur dukshëm me arrestet kardiake, si te meshkujt ashtu edhe te femrat – thanë studiuesit.

Dhimbje gjoksi

Dhimbja në gjoks ishte shenja e dytë më e shpeshtë, e cila preku rreth një të tretën e pacientëve, krahasuar me një të katërtën e grupit të kontrollit.

Sidoqoftë, dhimbja në gjoks ishte e lidhur ndjeshëm vetëm me arrestet kardiake te meshkujt, jo te femrat.

Djersitja

Diaforeza – ose djersitja e tepërt – gjithashtu preku më shumë pacientë me arrest kardiak sesa urgjencat e tjera.

Rreth 12 për qind kishin simptoma, krahasuar me 8 për qind në grupin e kontrollit. Gjithashtu, u shoqërua ndjeshëm vetëm te meshkujt, jo te femrat.

Konvulsionet

Aktiviteti i ngjashëm me konvulsionet ishte gjithashtu më i zakonshëm te pacientët me arrest kardiak sesa te grupi i kontrollit. 11 për qind kishin simptoma, krahasuar me 7 për qind.

Të përzierat ose të vjellat, dobësia, marramendja dhe simptomat e barkut, ishin më të zakonshme në grupin e kontrollit. /Telegrafi/

Artikulli paraprakImplanti i çipit në tru, kompania e Elon Musk nis provat klinike te njerëzit
Artikulli i rradhës Gjeni FVL, përdorimi i estrogjenit dhe obeziteti: Ky kombinim rrit rrezikun e mpiksjes së gjakut tek gratë

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.