Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Vitia: Ligji i Pagave s’i ka adresuar më së miri problemet e punëtorëve sidomos pjesën e infermierëve

Lajme 28/09/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Iniciativa Kosovare për Stabilitet (IKS), në bashkëpunim me Federatën e Sindikatave të Shëndetësisë të Kosovës (FSShK), ka mbajtur tryezë të rrumbullakët në lidhje me Ligjin për Pagat në Sektorin Publik, raporton Ekonomia Online.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se Ligji i Pagave nuk i ka adresuar të gjitha problemet e punëtorëve në mënyrën më të mirë. Vitia tha se disa nga kërkesat e Federatës të Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, nuk janë të realizueshme.

“Ka kaluar Ligji i pagave, a i ka adresuar të gjitha problemet në mënyrën më të mirë, nuk i ka adresuar, sidomos pjesën e infermierëve, por ne jemi në kontakt çdo javë për këto probleme dhe këto telashe. Me Federatën deri tani kemi pasur shume takime, mirëpo nuk janë shumë sa ka nevojë, kërkesat e federatës janë ato që janë, në ju kemi treguar që për disa kërkesa për kundër faktit që i mirëkuptojmë për momentin nuk janë të realizueshme”.

Sipas tij, stafi i mjekëve dhe specialistëve kanë përfituar nga ky Ligj. Vitia shtoi se mjekët dhe specialistët kanë pagën më të lartë në rajon. Ministri Vitia shtoi se janë në pritje të nënshkrimit të një kontrate e cila do të mund të zbatohej edhe në praktikë.

“Në stafin e mjekëve dhe të specialistëve ndoshta jo sa kanë pritë, por këta janë prekur në aspektin pozitiv më së shumti nga të gjithë punëtorët në administratën publike, ka mjek që iu shkon rroga mbi 2000 euro me shtesat e tyre, mjeku specialist ka pagën më të lartë në rajon”.

“Ndoshta jo me dinamikën e nevojshme, por dialogu social po vazhdon dhe me pa durim po pres që për kundër shumë mospajtimeve që i kemi, do e përfundojmë këtë dialog me një kontratë, atë që do ta nënshkruajmë si kontratë kolektive. Nuk do të nënshkruajmë kontratë që do të duket që Ministria ka nënshkruar diçka e kur vjen puna tek zbatimi dalin 100 e 1 mijë probleme. Shpresoj që në takimin e radhës të jemi disa hapa para”.

Kryetarja e FSShK-së Tevide Imeri, tha se ky Ligj ka bërë diskriminime e ka shkaktuar pakënaqësi te punëtorët. Imeri tha se zbritja e pagave nuk duhet të zbatohet.

“Jemi shumë të lumtur që është arritur të miratohet ky ligj, ne nuk kemi dërguar ankesë në asnjë organ, më mirë një ligj jo shumë të favorshëm se sa të mos të kemi asnjë ligj. Në institucione kanë lindur pakënaqësi të mëdha sepse janë bërë diskriminime, ju e dini që punëtorët gjithmonë bëjnë presion dhe ne si federatë duhet t’i përshtatemi”.

“Pakënaqësia ime është zbritja e pagave, sidomos në stafin mbështetës, kërkoj qe kjo mundësi të mos zbatohet, zbritja e pagave mos të bëhet për shkak edhe të inflacionit, çmimet janë rrit pothuajse 100%. Do duhet që kjo të bëhet siç na ka hije jo përmes gjykatave dhe institucioneve tjera. Duhet një udhëzim administrativ ose akte të tjera nënligjore”.

Burim Tahiri, nga Zyra e Avokatit të Popullit, tha se në këtë institucion janë adresuar shumë kërkesa. Ai gjithashtu shtoi se Gjykata Kushtetuese do të duhej të merrej vetëm me ankesat dhe jo edhe me ata që kanë përfituar nga miratimi i Ligjit, raporton Ekonomia Online.

“Ne si institucion procedurën e hartimit dhe miratimit të këtij ligji, jemi mundu me përcjell, pas miratimit të këtij ligji janë disa pozicione që kanë përfituar, janë mbi 130 ankesa që janë në institucionin e Avokatit të Popullit, ne kemi pritë më shumë ankesa më shumë reagim, por praktika e zbatimit të ligjit ka shpërfaq edhe diçka tjetër, të gjithë duhet me u rezervuar prej saj deri sa Gjykata Kushtetuese të vendos çka duhet të bëhet më këtë”.

“Ne kemi kërkuar që Gjykata Kushtetuese t’i prek vetëm ato pjesë ku njerëzit janë ankuar, jo ata që kanë përfituar sepse nuk është e drejtë që ata që kanë përfituar prej një Ligji të cenohet për disa ankesa të të tjerëve”./EO/

 

Artikulli paraprakMarrja me hobi lidhet me më pak simptoma të depresionit dhe nivele më të larta lumturie te njerëzit mbi 65 vjeç
Artikulli i rradhës Vaksina e re kundër kancerit mund të përmirësojë gati gjysmën e mbijetesës së pacientëve për disa lloje të kancerit të mushkërive

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.