Shoqata austriake “Allianz fur Kinder” do të ekzaminojë fëmijë nga mosha 0-13 vjet për fëmijët që kanë anamoli të zemrës,urolgjike, ortopoodike dhe kirurgjike më datëm 06.10.2023 në QKMF në Fushë Kosovë duke filluar nga ora 13:00.
Kështu u bë e ditur nga bashkëpunëtori i organizatës austriake “Alianz Fur Kinder”, Rrahim Jupolli, shkruan Gazeta Shneta.
Gazeta Shneta ka kontaktuar z. Rrahim Jupolli i cili ka ndarë informata më të hollësishme rreth këtij aksioni. Ai ka treguar se kjo shoqatë kryesisht ndihmon fëmijët që kanë anomali të zemrës, urologjike, ortopedike dhe kirurgjike. Me operacione që kanë kosto më të ulët pasi që shoqata funksionon në bazë të donacioneve.
Kryesisht sëmundje me anomali të zemrës, urologjike, ortopedike dhe kirurgjike. Nuk merrmi me trajtime të kancerit apo leukemisë pasi që janë trajtime të shtrenjta. Shoqata merret vetëm me rastet të cilat mund t’i trajtojë dhe t’i kthejë shëndoshë,- bëri të ditur z. Jupolli.
Z.Rrahimi tregoi se ky aktivitet është organizuar edhe më parë, përkatësisht duke filluar që nga viti 2007 dhe ka pasur një numër të madh të fëmijëve që janë trajtuar e shëruar.
Aktivitetet kanë filluar nga viti 2007. Janë shëruar një numër i madh i fëmijëve. Ka pasur raste që brenda vitit kanë shkuar për trajtim deri në 47 fëmijë, por ka pasur edhe më pak, sidomos nga pandemia ka rënë numri i rasteve, kurse sivjet i kemi dërguar për shërim 6-7 fëmijë. I kemi edhe disa fëmijë të tjerë në listë dhe pjesa tjetër varet nga kontrolla e ardhshme. Kjo është vizita e dytë e mjekëve brenda këtij viti- tregoi z. Rrahimi.
Gazeta Shneta e ka pyetur se pse këto kontrolla nuk realizohen në klinikën e Pediatrisë e z. Jupolli tregoi arsyen. Sipas tij, ata kanë kërkuar leje mirëpo ka qenë problem sigurimi i vendit.
Kemi kërkuar leje e ndihma por është problem me siguru vende anej knej por komuna e Fushë Kosovës na ka mundësu. Neve na vyn vetëm një zyrë për t’i kryer krejt.
Zoti Jupolli tregoi se në fillimet e këtij aktiviteti humanitar kanë kërkuar bashkëpunim edhe nga Ministria e Shëndetësisë, mirëpo kjo e fundit nuk ua ka mundësuar bashkëpunimin pasi kërkesat e Ministrisë nuk janë përputhur me statusin e shoqatës.
Kemi kërkuar bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë. E kemi kërku moti kur Naim Bardiqi ka qenë kordinator i shoqatës sonë. Në fillim kur kemi filluar në Kosovë patëm kërku një bashkëpuinim me bë një mëmorandum por nuk ka qenë e mundur kështu që e kemi lënë këtë punë. Ata kanë thënë se duhet me i marrë fëmijët me prindër e sene që nuk janë në status të shoqatës nuk mundet me i marrë prindërit e fëmijëve, pasi funksionon në bazë të donacioneve dhe fokusi është të marrë sa më shumë fëmijë.- shtoi z. Rrahim Jupolli. /Gazeta Shneta/




