Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

“Tetori rozë” e gjen funksional mamografinë mobil

Lajme 05/10/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Muaji “rozë” e gjeti funksional mamografin mobil, iniciativë kjo që filloi që nga viti 2014. Kjo aparaturë lëvizëse që për qëllim ka diagnostifikimin e hershëm të grave të prekura me kancer të gjirit, edhe sot po mundëson shërbime falas në zonat rurale në vend ku po qëndron nga katër ditë.

Kanë kaluar rreth dhjetë vjet dhe mamografi mobil vazhdon të jetë funksional.

Kjo aparaturë mjaft e rëndësishme u vë në dispozicion që nga viti 2014 përmes një iniciative të grupit të grave deputete, ku u mundësua blerja e mamografisë lëvizëse.

Si i lëvizshëm që është, ideja e projektit ka qenë që të dërgohet në secilën komunë, veçanërisht në zonat e thella rurale, atje ku gratë e kanë të vështirë teknikisht, e edhe financiarisht, të bëjnë kontrollin.

“Ky projekt është realizu prej grupit të grave deputete të legjislacionit të katërt ku ne pa dallime partiake, etnie jemi bashku dhe e kemi realizu këtë projekt. Kemi mbledh diku 260 mijë euro jo veç për kamionë por edhe për pajisje tjera e çdo gjë që ka pas nevoje”, tha ish-deputetja Teuta Sahatçija.

Nafije Latifi nga Qendra për Luftimin e Kancerit të Gjirit “Jeta/Vita”, tregon për rëndësinë e aparaturës lëvizëse dhe efektit të saj.

“Ka qenë një numër i jashtëzakonshëm i kontrollave dhe nuk i kanë bë atë punë të madhe asnjë prej mamografëve statik që kanë qenë te stacionum ma herët ne kontakte me popullatën. Me këtë mamograf bëhen kontrolla kur gruaja nuk ka probleme nuk vëren kurgjo por e bënë kontrollën në mënyrë që me u zbulu sëmundja sepse mamografi e zbulon sëmundjen 2-3 vite para se me u bë i dukshëm”, deklaroi drejtoresha e Qendrës për Luftimin e Kancerit “Jeta Vita”, Nafije Latifi.

Qysh në fillim të muajit tetor, muaj ky i ndërgjegjësimit të kancerit të gjirit, aparatura lëvizëse veçse po e kryen funksionin e saj në disa komuna.

Shkëndije Nuza, drejtoreshë në klinikën e Radiologjisë tregon disa komuna ku kjo aparaturë pritet të qëndrojë nga katër ditë.

“Këtë vit është planifikuar që përveç Junikut që do të jetë pesë ditë të vazhdojmë pastaj me komunën e Klinës që është katër ditë tjera, janë komunat e vogla që në afërsi Prishtinës si Lipjani e Shtimja 3-4 ditë, është Dragashi që llogaritet prej pikave më të largëta dhe nuk ka mamograf statik dhe komuna e Kaçanikut, tha drejtoresha e Klinikës së Radiologjisë, Shkëndije Nuza.

Ndërkohë, Arben Bislimi nga Klinika e Onkologjisë tregon numrin e rasteve me kancer të gjirit.

“Numri i rasteve të reja deri në fund të Gushtit kanë qenë mbi 1400 në total dhe meqenëse jemi në mujin rozë numri i rasteve të reja me kancer të gjirit është 330 e diçka, dhe projeksionet janë që vetëm me kancer të gjirit deri në fund të vitit të jenë 400 raste të reja dhe ndoshta mbi 2000 raste të reja në total”, u shpreh Arben Bislimi nga Klinika e Onkologjisë.

Java e parë e tetorit shënon fillimin e fushatës vetëdijësuese për kancerin e gjirit. Sëmundje kjo e cila me zbulimin e hershëm të saj, shmang rrezikun që ajo bart./Tëvë1/

 

 

 

 

 

 

Artikulli paraprak“Allianz fur Kinder” sërish me aksion për të shëruar fëmijë në Austri, vizitat bëhen në QKMF-në e Fushë Kosovës
Artikulli i rradhës Ky është anesteziologu i arrestuar për vdekjen e tre vjeçarit në Tiranë

Ju sugjerojmë

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Spitali i Përgjithshëm i Pejës apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat nga institucionet përgjegjëse

22/07/2026 Lajme

15 të lënduar gjatë stuhisë së fuqishme në Shkup

22/07/2026 Lajme

IHMK paralajmëron: Pritet stuhi e fuqishme në të gjithë Kosovën

22/07/2026 Lajme

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.