Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Mitrovicë pasi dyshohet se në gjendje të dehur kishte shkuar për trajtim mjekësor dhe ka shkaktuar dëme në spital.
Sipas raportit policor bëhet e ditur se personi i dehur ka dëmtuar një derë dhe një shtrat, shkruan Gazeta Shneta.
Në konsultim me prokurorin i dyshuari është ndaluar deri në këndellje dhe pas intervistimit do të lirohet.
AGJËSIM APO DËMTIM I PRONËS SË PALUAJTSHME- Mitrovicë 08.10.2023 – 01:05. Është arrestuar i dyshuari kosovar, pasi në gjendje të dehur pasi kishte shkuar për trajtim mjekësor në një spital, dhe i njëjti si pasojë e veprimeve të pakontrolluara ka dëmtuar një derë dhe një shtrat. Në konsultim me prokurorin i dyshuari është ndaluar deri në këndellje dhe pas intervistimit do të lirohet”, raporton Policia e Kosovës./Gazeta Shneta/



