Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Vaksinimi kundër gripit sezonal në 14 qendra në Prishtinë – Vaksinën mund ta marrin edhe shtatzënat e fëmijët me imunitet të dobët

Lajme 09/10/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Procesi i vaksinimi kundër gripit sezonal, ka filluar të hënën në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) dhe në 13 qendra të tjera të Mjekësisë Familjare në kryeqytet ku qytetarët mund të vaksinohen.

Doktoresha e kësaj qendre Xhevahire Canolli tha se fillimisht me këtë vaksinë duhet të vaksinohen personat e moshës mbi 65 vjeç, personat me sëmundje kronike, gratë shtatzëna dhe fëmijët mbi 6 muaj me imunitet të dobësuar.

Ajo bëri thirrje që qytetarët të vaksinohen pasi sipas saj, vaksinimit mbetet mënyrë më e mirë dhe efektive në parandalim dhe mbrojtjen nga sëmundjet infektive.

“Sot ka filluar procesi i vaksinimit kundër gripit sezonal këtë vit sikurse edhe vitin e kaluar procesi i vaksinimit do të jetë lehtësisht i arritshëm nga qytetarët. Me qenë se qytetarët do të kenë mundësi që këtë shërbim përveç në Qendrën Kryesore të QKMF-së ta marrin edhe në 13 qendra të tjera të Mjekësisë Familjare, duke përfshirë këtu edhe qendrën e re që gjendet në lagjen Veternik. Orari i punës do të jetë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare nga ora 07:00 e mëngjesit deri në 20:00 në mbrëmje. Kurse në këto qendrat e tjera do të jetë orari i paradites”.

“Vaksinimi kundër gripit sezonal i rekomandohet grupeve në rrezik të lartë, siç janë personat e moshuar mbi 65 vjeç, personat më sëmundje kronike të zemrës, mushkërive, me diabet, grave shtatzënë, fëmijëve të vegjël nën 5 vjeç si dhe personelit shëndetësorë. Nuk rekomandohet në raste të alergjisë në ndonjë komponent të vaksinës. Në raste të sëmundjeve akute, me temperaturë si dhe të fëmijët e vegjël nën gjashtë muaj. Me qenë se jemi në sezone e gripit kur rastet me grip fillojnë të rriten kisha ftuar qytetarët që të vaksinohen pasi vaksinimit mbetët mënyrë më e mirë dhe efektive në parandalim dhe mbrojtjen nga sëmundjet infektive. Vaksinimi mbron vetë personi që imunizohet dhe njëkohësisht ndihmon në parandalimin e përhapjes së virusit të gripit në komunitet”, tha ajo për EO.

Fillimi i vaksinimit kundër gripit sezonal u prit mirë edhe nga të moshuarit sipas të cilëve kjo vaksiën u ka ndihmuar ndërvite.

Rexhep Beketshi, i cili u vaksinua të hënë me vaksinën kundër gripit, tha se qe 10 vjet vaksionohet rregullisht.

“Që 10 vite marr këto vaksina, po na ndihmojnë shumë. Edhe korona kur ka qenë unë nuk jam sëmur. Shumë mirë, edhe motrat po na presin mirë, faleminderit prej tyre. Vjet ka pasur më shumë, këtë vit me që është fillimi ka më pak”, tha ai.

Hasan Ahmeti, tha se vaksinimi është shumë i rëndësishëm për parandalimin e gripit gjatë sezonit të vjeshtës dhe dimrit, raporton EO.

“Shumë është e rëndësishme për arsye se përvenon situatën e gripave të ndryshme gjatë sezonit të vjeshtës dhe dimrit. Dhe ju kisha preferuar të gjithë atyre që janë mbi moshë 65 vjeçare me marr se ka ndikim shumë të mirë. Është hera e dytë që po e marr, nuk kam pasur as një shqetësim me rruge të frymëmarrjes e as me probleme të tjera”, tha ai.

 

 

 

Artikulli paraprakProcesi i amësisë, anët pozitive dhe negative të të paturit një fëmijë në të 30-at
Artikulli i rradhës Vitia: Beteja kundër rezistencës antimikrobike, përkushtim i Kosovës ndaj idealit evropian

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.