Mjeku kryesor i luftës, Ghassan Abu-Sittah, ka paralajmëruar se sistemi shëndetësor në Gaza mund të kolapsojë brenda një jave.
Abu-Sittah ka thënë se sistemi tashmë është në gjunjë për shkak të rrethimit.
“Të kesh 3,000 të plagosur brenda 72 orëve do të thotë se sistemi shëndetësor në Gaza nuk do të përballojë…nëse nuk ngrihet një korridor humanitar dhe nuk sillet ndihma”, ka thënë ai.
Duke folur për BBC Newsnight në mes të operacioneve, ai thotë se spitali ishte tashmë në kapacitet.
“Shtretërit janë plot, sallat e operacionit po funksionojnë me kapacitetin maksimal. Tashmë po shohim varfërimin e mjeteve”, është shprehur ai.
Ai thotë se është sulmi më i përgjakshëm që ka parë në Gaza, teksa bëri me dije se se njerëzit po lëndohen në shtëpitë e tyre dhe rreth 30-40% e lëndimeve janë fëmijë”./Sinjali/


