Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ky faktor mund të përshpejtojë sëmundjen e Alzheimerit

Jetë 16/10/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Hulumtimi i ri paraklinik zbuloi se te minjtë e predispozuar gjenetikisht ndaj Alzheimerit, ekspozimi ndaj sasive dehëse të alkoolit përshpejtoi rënien kognitive (njohëse).

Për të kryer studimin, të publikuar në “eNeuro”, shkencëtarët nga Scripps Research dhe Universiteti i Bolonjës ekspozuan minjtë e prirur ndaj Alzheimerit ndaj një niveli dehës të avullit të alkoolit me ndërprerje për disa muaj, i cili është i ngjashëm me atë tek një person me çrregullim të përdorimit të alkoolit (AUD), shkruan Health News transmeton Gazeta Shneta.

Brejtësit e kontrollit gjithashtu kishin një predispozitë gjenetike ndaj sëmundjes së Alzheimerit, por nuk ishin të ekspozuar ndaj alkoolit.

Ekipi zbuloi se minjtë e ekspozuar ndaj alkoolit filluan të shfaqin rënie njohëse dy muaj më herët se brejtësit pa alkool. Në mënyrë të veçantë, minjtë treguan një aftësi të reduktuar për të mësuar dhe mbajtur mend modelet hapësinore në teste.

Ky zbulim sugjeron se alkooli mund të nxisë ndryshime transkriptuese në përputhje me përparimin e Alzheimerit.

Përveç kësaj, ekipi zbuloi se alkooli ishte i lidhur me ndryshimet në ekspresionin e gjeneve në korteksin parafrontal të lidhura me neurodegjenerimin, ngacmueshmërinë e neuroneve dhe inflamacionin. Dhe këto ndryshime u shfaqën jo vetëm në neurone, por edhe në astrocite, mikroglia dhe qelizat endoteliale.

“Kjo është interesante sepse dikur mendohej se neuronet ishin ato që kryenin të gjitha përgjigjet e lidhura me sëmundjen e Alzheimerit, dhe vetëm kohët e fundit këto lloje qelizash janë njohur se kanë një rol në patogjenezën e Alzheimerit,” thotë autori kryesor Dr. Federico Manuel Giorgi, profesor i Gjenomikës Kompjuterike në Universitetin e Bolonjës, në një njoftim për shtyp. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakKëto janë bakteret të cilat më së shumti zbulohen në raste me endometriozë tek gratë
Artikulli i rradhës Parashikimi i motit për sot

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.