Raportohet për mbi 500 të vrarë nga një sulm izraelit në një spital në Gazë
Nëse konfirmohet, atëherë ky do të jetë sulmi dukshëm më vdekjeprurës ajror nga Izraeli në pesë luftërat e deritanishme mes Izraelit dhe Hamasit që nga viti 2008.
Në fotografitë e publikuara në rrjetet sociale shihet zjarr i madh në dhomat e Spitalit al-Ahli, xhama të thyer dhe copa të trupave të njerëzve nëpër zonë.
Ministria tha se të paktën 500 persona janë vrarë./Gazeta Express/




