Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ismaili: Foshnja që vdiq në QKUK, në Neonatologji u pranua në gjendje të rëndë

Lajme 18/10/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Sipas njoftimit të Policisë, foshnja është pranuar në Klinikën Gjinekologjike më 16 tetor rreth orës 06:15, ndërsa ka lindur rreth nëntë orë më herët.

Për këtë është kontaktuar Klinika e Neonatologjisë, nga e cila thuhet se foshnja e gjinisë mashkullore është pranuar në Klinikën e Neonatologjisë në të njëjtën datë, më datë 15 tetor 2023 në orën 22:10, me praninë e nënës dhe dajës së foshnjës.

Siç ka deklaruar drejtoresha e kësaj klinike, Hajrie Ismaili, foshnja ka qenë në gjendje të rëndë, pa frymëmarrje spontane, pa tone të zemrës dhe kordoni umbilikalis nuk ishte punuar profesionalisht.

“Ju informojmë se foshnja e gjinisë mashkull është pranuar në Klinikën e Neonatologjisë po të njëjtën date 15.10.2023 në ora 22:10min, në përcjellje të nënës dhe dajës. Në pranim foshnja ka qenë në gjendje të rëndë e zbehtë, pa frymëmarrje spontane, pa tone të zemrës me kordon umbilikal të papërpunuar profesionalisht! Foshnja reanimohet, intubohet, ventilohet dhe bëhet masazhe kardiake dhe vendoset në ventilim mekanik”, ka deklaruar ajo për RTV Dukagjinin.

Sipas saj, gjendja e foshnjës ka qenë shumë kritike dhe analizat laboratorike kanë treguar një gjendje të rëndë.

“Gjendja klinike e foshnjës ka qenë shumë e rëndë, po ashtu edhe analizat laboratorike kanë indikuar gjendje të rëndë (acidoze respiratore, metabolike, anemi dhe në ekzaminime plotësuese: echo e trurit- edeme trunore) Është bërë trajtimi sipas të gjeturave klinike dhe laboratorike. Përkundër të gjitha masave reanimuese, foshnja exiton me datën 16.10.2023 në ora 06:15min”, ka thënë tutje Ismaili..

Ndërkaq, ajo po ashtu ka thënë se foshnja është transferuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion në përcjellje të policisë, punëtores sociale, personelit neonatal dhe familjarëve.

Artikulli paraprakKërcënohet deputetja e AAK-së, Dr. Albena Reshitaj
Artikulli i rradhës OBSH alarmon: Situata në Gaza është jashtë kontrollit, ndihma mjekësore është bllokuar për katër ditë

Ju sugjerojmë

Aksidenti tragjik në Komoran: Tre të lënduarit po trajtohen në QKUK, gjendja e tyre e rëndë

21/07/2026 Lajme

Moti i lig: Ekipet e KEDS-it në terren për të monitoruar situatën me rrymë

21/07/2026 Lajme

Gruaja e Hysen Durmishit bëhet këshilltare e ministrit Vitia

21/07/2026 Lajme

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.