Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

IKSHPK: Ka filluar zbatimi i kalendarit të ri të vaksinimit – përfshirë këtu dhe tri vaksina të reja në Kosovë

Lajme 19/10/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në Kosovë ka filluar zbatimi i Kalendarit të ri të vaksinimit të rregullt.

Kështu kanë bërë të ditur përmes një njoftimi, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK).

Sipas komunikatës bëhet e ditur se pjesë e këtij kalendari janë edhe tri vaksina të tjera që po përdoren në Kosovë: vaksina kundër Pneumokokut, vaksina kundër Rotavirusit dhe vaksina kundër Virusit të Papillomës Humane (HPV).

“Vaksina kundër pneumokokut është shumë efektive, mbron nga format e rënda të sëmundjes së pneumokokut, si meningjiti, pneumonia dhe bakteremia. Forma më e zakonshme e rëndë e sëmundjes së pneumokokut është pneumonia. Pneumonia është një problem shumë i madh shëndetësor tek fëmijët e vegjël. Më rrallë, pneumokoku shkakton meningjitin, i cili mund të jetë fatal ose të shkaktojë me aftësi të kufizuara të përhershme në rreth 15-20%, humbje të dëgjimit, paaftësi në të mësuar dhe paaftësi të tjera fizike. Gjithashtu, pneumokoku është shkaktar i infeksioneve të shpeshta, por më pak të rënda si otitis media, sinusiti dhe bronkiti”, thuhet në njoftim.

Komunikata e plotë nga IKSHPK:

Në Kosovë ka filluar zbatimi i Kalendarit të ri të vaksinimit të rregullt. Pjesë e këtij kalendari janë edhe tri 💉vaksina të tjera që po përdoren në Kosovë:

  1. Vaksina kundër Pneumokokut
  2. Vaksina kundër Rotavirusit dhe
  3. Vaksina kundër Virusit të Papillomës Humane (HPV)

ℹ️Vaksina kundër pneumokokut është shumë efektive, mbron nga format e rënda të sëmundjes së pneumokokut, si meningjiti, pneumonia dhe bakteremia.

Forma më e zakonshme e rëndë e sëmundjes së pneumokokut është pneumonia. Pneumonia është një problem shumë i madh shëndetësor tek fëmijët e vegjël. Më rrallë, pneumokoku shkakton meningjitin, i cili mund të jetë fatal ose të shkaktojë me aftësi të kufizuara të përhershme në rreth 15-20%, humbje të dëgjimit, paaftësi në të mësuar dhe paaftësi të tjera fizike

Gjithashtu, pneumokoku është shkaktar i infeksioneve të shpeshta, por më pak të rënda si otitis media, sinusiti dhe bronkiti.

Vaksinat e pneumokokut për përdorim tek foshnjat, jepen me injeksion intramuskular në një dozë prej 0,5 ml.

Seria primare përbëhet nga dy doza në intervale prej tetë javësh duke filluar në moshën 2 muaj dhe një dozë të tretë në 12 muaj.

ℹ️Rotavirusi shkakton infeksion që karakterizohet me diarre të rëndë, të vjella, dhimbje barku dhe temperaturë të lartë. Rotavirusi është shkaku më i shpeshtë i sëmundjes së rëndë diarreike tek foshnjat dhe fëmijët e vegjël në mbarë botën.

Rotavirusi është shumë ngjitës dhe përhapet lehtë nga fëmijët që tashmë janë të infektuar tek fëmijët tjerë.

Studimet tregojnë se vaksina është shumë efektive (85%-98%) kundër sëmundjes së rëndë të shkaktuar nga rotavirusi.

Vaksinimi në kohë është shumë i rëndësishëm për vaksinën kundër rotavirusit.

Vaksina e Rotavirusit jepet me 2 doza përmes gojës:

  • Doza e parë në moshën 2 muaj
  • Doza e dytë/ e fundit në moshën 4 muaj

ℹ️Kanceri i qafës së mitrës është shkaku kryesor i vdekjes në botën në zhvillim dhe kanceri i dytë më i zakonshëm tek gratë në tërë botën. Virusi i Papillomës Humane (HPV) është shkaktari kryesor i kancerit të qafës së mitrës.

Zbulimi i vaksinave kundër HPV ka ofruar një mjet të fuqishëm për parandalimin e kancerit të qafës së mitrës dhe jo vetëm.

Vaksina kundër HPV është vaksinë e sigurt, jepet IM 0,5 ml ne krah dhe tolerohet mirë, mund të ketë reaksion në vendin e injektimit si skuqje, dhimbje dhe ënjtje.

Në Kosovë, vaksina kundër HPV jepet te vajzat e moshës 12 vjeçe, nxënëset e klasës së VI-të.

Artikulli paraprakVdekja e 35-vjeçares, kundërshtohet lirimi i dentistit të dyshuar
Artikulli i rradhës IKSHPK apelon tek qytetarët: Të mos përdoret uji për pije në zonat ku furnizimi vie nga liqeni i Badovcit

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.