Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ministria e Shëndetësisë në Palestinë paralajmëron katastrofë humanitare, kjo është arsyeja

Lajme 22/10/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ministria e Shëndetësisë po paralajmëron për “katastrofë humanitare” pasi spitali i Gazës ka reduktuar trajtimet për shkak të mungesave të furnizimeve esenciale.

Institucioni kryesor mjekësor i Gazës, Spitali Al-Shifa, po redukton kohëzgjatjen e seancave të dializës për qindra pacientë me veshka pasi furnizimet me energji elektrike dhe karburant po pakësohen për shkak të bllokadës izraelite, sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë, raporton CNN, përcjell Gazeta Insajderi.

Nga më shumë se 1,100 pacientë me dështim të veshkave në Gaza, 450 marrin trajtim në spitalin Al-Shifa, njoftoi ministria.

Kushtet e sigurisë po e bëjnë gjithashtu të vështirë për pacientët qasjen në spitale, bëri të ditur Drejtori i Përgjithshëm i Ministrisë së Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Marwan Abu Saada.

Në një video të postuar nga ministria, një pacient me veshka brenda spitalit Al-Shifa njoftoi se ai po jeton në spital.

“Unë nuk mund të vij (në spital), fle këtu me gruan time në një nga dhomat e spitalit” tha ai. “Pjesa tjetër e familjes sime po qëndrojnë në dy tenda atje (në kompleksin spitalor Al-Shifa)”.

Rreth 1.4 milion njerëz, që përbëjnë mbi 60% të popullsisë së Gazës, janë zhvendosur nga qyteti që nga 7 tetori, sipas Zyrës së OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare të shtunën.

Ministria e Shëndetësisë paralajmëroi se mungesa e energjisë elektrike dhe karburantit “do të çojë në një katastrofë të madhe humanitare, veçanërisht për pacientët me veshka të dështuara”.

Më tej u bëri thirrje civilëve dhe pronarëve të pikave të karburantit në Gaza që të dhurojnë çfarëdo sasie karburanti që kanë për spitalet për të “shpëtuar jetën e të plagosurve dhe pacientëve”. /Insajderi.org

Artikulli paraprakStudim: Pirja e alkoolit në shtatzëni, dëmet që shkaktohen në fetus
Artikulli i rradhës Parashikimi i motit për sot

Ju sugjerojmë

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme

Sot bëhen 16 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës

22/07/2026 Lajme

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të lënduar nga thyerja e xhamave

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.