Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ushqimet që përkeqësojnë ndjeshëm simptomat e diarresë

Jetë 26/10/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Jashtëqitja është treguesi kryesor i jashtëm i shëndetit dhe tretjes.

Falë saj, njeriu mund të mësojë nëse vuan nga një infeksion, problem me tretjen apo edhe shenjat fillestare të kancerit.

Një nga problemet më të rëndomta me jashtëqitjen është diarrea, e cila ndodh kur mbetjet ushqimore kalojnë nëpër zorrën e trashë më shpejt seç duhet.

Tek të rriturit, diarrea nuk shkakton probleme madhore por në rastin e fëmijëve, ajo mund të jetë fatale për shkak të humbjes masive të lëngjeve.

Për shembull, në rastin e diarresë si pasojë e një infeksioni, njeriu mund të humbasë deri në 20 litra lëngje në ditë.

Rregulli i artë i jashtëqitjes sipas ekspertëve është që nuk duhet të kalojnë tre ditë pa dalë jashtë dhe njeriu nuk duhet të nxjerrë mbetje ushqimore më tepër se tre herë në ditë.

BOPB- Regjimi i duhur për largimin e diaresë

BOPB është një term përmbledhës për : bananen, orizin, purenë e mollës dhe bukën e thekur, si katërshja e duhur për të mbledhur stomakun dhe trajtuar diarrenë në ditën e parë.

Megjithatë, këto ushqime janë të vakët në aspekt ushqyesish sepse për rikthimin e situatës në normalitet, organizmi ka nevojë edhe për proteinë apo yndyrë.

A duhen shmangur ushqimet me yndyrë kur vuani nga diarrea?

Ushqimet e skuqura dhe me yndyrë kanë tendencën të përkeqësojnë diarrenë nëse konsumohen pa kriter./b

Por nëse konsumoni sasinë minimale të yndyrës, tretja e saj do të zbusë simptomat shoqëruese të diarresë.

Mjaftojnë gjysmë luge çaji gjalpë, pak mish ose një lugë çaji majonezë në vaktin e rradhës që simptomat e diarresë të zbuten.

Barnat që shkaktojnë diarre

  • Ato për trajtimin e kancerit
  • Barnat kundër depresionit
  • Ilaçet e diabetit
  • Ilaçet kundër tensionit të lartë të gjakut.
  • Antibiotikët

Të ëmblat përkeqësojnë diarrenë

Pijet e sheqerosura, madje edhe sheqernat që gjenden tek frutat, kanë tendencën të përkeqësojnë diarrenë.

Kjo ndodh sepse gjatë tretjes, sheqeri mbledh lëngje në zorrë duke holluar jashtëqitjen.

Mos pini kafe nëse vuani nga diarrea

Kafeina tek kafeja, çaji, pijet energjike apo çokollata nuk e lë zorrën të qetë.

Kafeina shërben si stimulues të zorrës së trashë duke nxitur shkarkimin e menjëhershëm të saj.

Kjo është arsyeja përse nëse keni problem me diarrenë, frenohuni nga dëshira për kafe.

A bën mirë kosi kundër diarresë?

Kosi, sipas ekspertëve, mundet t’ju ndihmojë në zhdukjen e shpejtë të këtij problemi, për shkak se kosi, ai i shtëpisë, përmban baktere të gjalla siç janë Laktobacilet, të cilat mbledhin stomakun dhe përmirësojnë tretjen.

Kosi është veçanërisht i dobishëm nëse diarrea shkaktohet nga antibiotikët./AgroWeb.org

Artikulli paraprakMarrësi i transplantit të zemrës së derrit është mirë një muaj pas operacionit
Artikulli i rradhës Dy statina kryesore mund të jenë po aq efektive në parandalimin e goditjes në tru, sulmeve në zemër

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.