Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

6 minatorëve u përkeqësohet gjendja shëndetësore, 4 prej tyre dërgohen për tretman mjekësor

Lajme 27/10/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në ditën e katërt të grevës së tyre, gjendja shëndetësore e minatorëve të Trepçës po përkeqësohet në mënyrë alarmante, pasi deri më tani gjashtë minatorëve iu është përkeqësuar ndjeshëm gjendja e tyre.

Më herët, kryetari i Sindikatës së Minatorëve, Ibrahim Jonuzi, ka bërë të ditur se katër prej minatorëve kanë mbetur pa vetëdije dhe janë detyruar të kërkojnë ndihmë mjekësore të premten.

Po ashtu, sipas tij gjendja është alarmante.

“Gjendja është alarmante. Ndihma e shpejtë po vjen dhe po merr punëtorë pasi po u përkeqësohet gjendja. Sot dita e 4-të, deri më tash janë katër punëtorë që janë dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Jonuzi për Dukagjini.

Një minator i Trepçës ka refuzuar të largohet nga miniera dhe të shkojë në spital, pavarësisht gjendjes së rëndë shëndetësore.

Ai ka thënë: “Unë prej këtu nuk dal”, duke shprehur vendosmërinë për të vazhduar grevën e tij.

Minatorët e “Trepçës” kanë hyrë në grevë urie prej katër ditësh dhe kanë insistuar se nuk do ta ndërpresin grevën deri në plotësimin e kërkesave.

Kërkesat e tyre janë përmirësimi i kushteve të punës, sigurimi shëndetësor, ekzekutimi me rregull i pagave dhe shkarkimi i kryeshefit./Gazeta Express/

Artikulli paraprakShabani: Kemi dërguar ekipet mjekësore dhe po ofrojmë mbështetje shëndetësore për minatorët
Artikulli i rradhës Nivelet e larta të kortizolit në trup

Ju sugjerojmë

Spitali i Përgjithshëm i Pejës apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat nga institucionet përgjegjëse

22/07/2026 Lajme

15 të lënduar gjatë stuhisë së fuqishme në Shkup

22/07/2026 Lajme

IHMK paralajmëron: Pritet stuhi e fuqishme në të gjithë Kosovën

22/07/2026 Lajme

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.