Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mungesa e anesteziologëve e lë Neurokirurgjinë me një sallë operimi, pajisjet e reja zvogëlojnë numrin e trajtimeve jashtë vendit

Lajme 30/10/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Afër 2 milionë euro është shuma që Klinika e Neurokirurgjisë ka përfituar për modernizimin e pajisjeve mjekësore. Këto pajisje do të mundësojnë intervenime që nuk kanë qenë të mundura të realizohen më parë në QKUK, ka konfirmuar drejtori i klinikës, Besnik Elshani.

Elshani ka thënë për Ekonomia Online, se me këto pajisje do të reduktohet edhe numri i pacientëve që kanë nevojë për trajtim jashtë vendit. Për këtë ka falënderime ndaj vartësve të Ministrisë së Shëndetësisë.

Ai ka thënë se falë këtyre aparaturave, do të ndihmojnë në rastet të cilat diagnostikohen me forma më agresive të kancerit që origjinën e kanë në tru. Krahas kësaj, projekti përfshin edhe rinovimin e sallës së dytë operative.

Krahas kësaj, Elshani ka thënë se në planin dinamik përgatitor, qëllim kanë funksionalizimin e aparaturës, ndërsa pajisjet e përfituara janë sistemi i fluoroskopisë 3D, neuroendoskopi dhe tabela e kirurgjisë kurrizore.

Si qendër e vetme referente, kuptohet kemi një bagazh të madh të punës dhe me ardhjen në detyrë të drejtorit të Klinikës para dy vitesh, unë së bashku me kolegë të mi, kemi bërë një zotim që të punojmë së bashku në ngritjen e nivelit të Neurokirurgjisë kosovare. Punuam së bashku në krijimin një projekti që e pagëzuam ‘Projekti i rimëkëmbjes së Neurokirurgjisë kosovare’ dhe ky projekt është bërë realitet dhe Klinika e Neurokirurgjisë është përfituese e projektit nga Ministria e Shëndetësisë në vlerë prej 2 milionë eurosh që nënkupton pajisjet më moderne teknologjike, neurokirurgjikale të kohës, që përfshin pajisjet siç janë; neorumikroskopi elektronik i gjeneratës më të re, neuronavigatori, neuroendoskopi, fluoroskopi dhe këtu përfshinë edhe rinovimi i sallës operative të klinikës sonë”, ka thënë Elshani për EO.

E duke folur për pajisjet e reja, Elshani ka thënë se do të mundësojnë reduktimin e numrit të pacientëve që kanë nevojë për trajtim jashtë vendit.

“Sigurisht që rezultatet nuk do të mungojnë për arsye se me këto pajisje është një përparësi e madhe sepse Klinika e Neurokirurgjisë, nuk do të jetë ajo klinikë nga e cila nuk do të shkojnë pacientët për trajtim jashtë vendit. Pra me këtë projekt, me këto pajisjet të reja, të gjithë pacientët të cilët nuk kanë pasur mundësi të trajtohen për shkak të mungesës së aparaturave dhe jo prej kuadrit por me këtë projekt, MSh-ja ka bërë një shërbim të madh qytetarëve sepse tani e tutje do të kursehet edhe buxhetit i shtetit, që nënkupton se ato mjete nga Fondi për Sigurime Shëndetësore që kanë shkuar jashtë vendit, tani do të mbesin këtu dhe njëkohësisht kuadri do të përgatitet dhe do të jetë më profesional në kryerjen e këtyre punëve profesionale”, ka thënë tutje Elshani.

E mungesa e anesteziologëve, ka bërë që Klinika e Neurokirurgjisë të punojë me vetëm një sallë operative. Për këtë, Elshani kërkon që sa më shpejtë të shtohet numri i tyre dhe të funksionojnë me dy salla të operacionit.

“Sa i përket Klinikës së Neurokirurgjisë në përgjithësi, mund të them se në kuadër të kapacitetit që kemi dhe ne që punojmë tani, kemi vetëm një sallë operative për momentin dhe kjo është një hendikep që e kemi. Në pritje të padurueshme do thoja, që të kemi sallën e dytë. Kjo pra varet njëkohësisht nga Shërbimi i Anesteziologjisë, i cili është premtuar që me rastin e renovimit të sallave, do të kemi kapacitetin edhe të sallës së dytë operative”, u shpreh Elshani, teksa me kapacitetet që kanë numri i operacioneve shkon në 600.

“Kjo ndërlidhet sigurisht edhe me numrin e operacioneve. Operacionet neurokirurgjikale aktualisht me një sallë operative, në vitin që lamë pas kemi arritur një vit rekord në historinë e Neurokirurgjisë, kemi bërë më shumë se 625 operacione. Pra synimi është që me kapacitetin e dy sallave operative, për kokë banori, sigurisht që numri i operacioneve do të ishte i kënaqshëm nëse do arrihej mbi 1 mijë”, potencoi Elshani./EO/

 

 

Artikulli paraprakParashikimi i motit për sot
Artikulli i rradhës Përurohet mamografia digjitale në Istog

Ju sugjerojmë

Spitali i Përgjithshëm i Pejës apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat nga institucionet përgjegjëse

22/07/2026 Lajme

15 të lënduar gjatë stuhisë së fuqishme në Shkup

22/07/2026 Lajme

IHMK paralajmëron: Pritet stuhi e fuqishme në të gjithë Kosovën

22/07/2026 Lajme

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.