Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Nuk e përfillen rregulloren, gjobiten disa barnatore në kryeqytet

Lajme 30/10/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Barnatoret e kryeqytetit prej kësaj jave do të duhet të mbyllen në orën 21:00, me përjashtim të 5 prej tyre që janë të obliguara të kujdestarojnë deri në mëngjes.

Këto të fundit do të punojnë natën me rotacion, sipas orarit dhe rregullores të përpiluar nga Komuna e Prishtinës për herë të parë, për funksionimin e këtij sektori. Mirëpo në ditë vikendi e festash numri i farmacive private kujdestare shkon në 10 sosh, transmeton lajmi.net.

Zbatimi i këtij vendimi nuk u mirëprit nga gjitha subjektet e kësaj lëmie.

Drejtori i Shëndetësisë, Izet Sadiku tha për Klan Kosova se 2-3 barnatore nuk e kanë përfillur rregulloren në fillim, kështu duke e tejkaluar orarin e punës, por që të njëjtat janë gjobitur nga Inspektorati i kryeqytetit.

E, njëra nga barnatoret që e kundërshtoi këtë rregullore të komunës në dy ditët e para të kësaj jave po arsyetohet me kërkesën e madhe të qytetarëve për të blerë ilaçe, të cilët kanë ardhur edhe në orën 21:00, në kohën kur barnatorja është dashtë të mbyllet dhe puna ka zgjatur pak më shumë.

Bile sipas kësaj farmacie kjo rregullore e re e komunës i ka detyruar që t’i largojë katër punonjës nga puna.

Në ndërkohë sipas kryetares së Shoqatës Farmaceutike të Kosovës, Florina Berisha, ata që veçse kanë kujdestaruar, kanë vërejtur nevojën për staf shtesë.

Sidoqoftë, qytetarëve ju ka munguar ky shërbim në orët e natës dhe në raste urgjencash të cilët e kanë mirëpritur këtë./lajmi.net/

Artikulli paraprakPezullohet tenderi për pastrimin e QKUK-së, përfundon në OSHP për shkak të ankesave
Artikulli i rradhës Ja si t’i menaxhoni në mënyrë natyrale problemet e frymëmarrjes që prishin gjumin tuaj

Ju sugjerojmë

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.