Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ministria e Shëndetësisë në Gazë raporton për rritjen e numrit të viktimave

Lajme 30/10/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ministria e Shëndetësisë në Gazë, që udhëhiqet nga grupi militant palestinez, Hamas, tha se gjatë ditës së kaluar janë vrarë 304 persona, duke bërë që numri i përgjithshëm i viktimave që nga nisja e luftës me Izraelin të arrijë në 8.306.

Zëdhënësi i kësaj ministrie, Ashraf al-Qudra, tha më 30 tetor se numri i të plagosurve që nga nisja e konfliktit më 7 tetor ka arritur në 21.048.

Ai tha se në mesin e të vrarëve janë 3.457 fëmijë dhe 2.136 gra, duke shtuar se afër 1.950 persona vazhdojnë të jenë të bllokuar nën rrënoja të ndërtesave.

Al-Qudra tha se bombardimet izraelite kanë nisur që të jenë më afër qendrave mjekësore.

Që nga e premtja, Izraeli ka njoftuar për zgjerimin e operacionit tokësor në Rripin e Gazës, ku jetojnë 2.3 milionë palestinezë.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se lufta ka hyrë “në fazën e dytë”, përderisa ushtria izraelite, me mbështetjen e sulmeve ajrore dhe detare, ka thelluar ofensivën në veri të Gazës. Deri më tani, 1.4 milion palestinezë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre, përderisa ushtria izraelite tha se shumë banorë i janë bindur urdhrit të saj për t’u larguar nga veriu për në jug të Gazës.

Hamasi nisi sulme brutale në jug të Izraelit më 7 tetor, duke vrarë mbi 1.400 persona, shumica civilë, dhe duke rrëmbyer mbi 200 të tjerë. /REL/

Artikulli paraprakGjatë 24 orëve të fundit 49 minatorë kanë kërkuar ndihmë mjekësore
Artikulli i rradhës Operacioni i parë i zemrës i realizuar përmes teknologjisë robotike në Britani të Madhe

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.