Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Shenjat e para të autizmit, që kur fëmija është 6 muajsh

Jetë 10/11/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Sipas hipotezës së disa kërkuesve amerikanë, fëmijët e prekur nga autizmi dallohen që në 6 muajt e parë të jetës.

Dihet që shenjat e fëmijëve autikë janë vështirësi në ndërveprimin me të tjerët, nuk përfshihen me bashkëmoshatarët, kanë dëmtim jo-verbal të sjelljes (shikimin e drejtpërdrejtë, shprehjen e fytyrës), nuk i ndajnë emocionet dhe ndjenjat me ata që janë përreth tyre. Një studim i kryer në shkollën universitare të Yale në Shtetet e Bashkuara sugjeron që shenjat e para të kësaj sëmundjeje janë të dukshme në moshën 6 muajshe.

Shkencëtarët vëzhguan sjelljen e fëmijëve 6 muajsh teksa shikonin video. Disa prej tyre flisnin, buzëqeshnin, ndërsa disa të tjerë mbetën pa bërë asnjë shprehi dhe reagim.

Rreth 2 vjet e gjysmë më vonë, fëmijët që nuk kishin reaguar gjatë videove, u diagnostikuan me autizëm. Këto shenja të hershme mund të jenë të dobishme për të parashikuar diagnozën e autizmit, e cila sot nuk përcaktohet saktësisht para vitit të tretë të jetës.

Sa më herët të zbulohen çrregullimet e spektrit të autizmit, aq më herët fillon trajtimi dhe aq më i efektshëm është ai.

Fëmijët që trajtohen në fillim, në fakt, i përgjigjen më mirë terapive dhe i nënshtrohen përmirësimeve thelbësore.

Në botë një fëmijë në 88 vuan prej autizmit, me një përhapje më të gjerë te meshkujt./per nenat/

Artikulli paraprakSa të sakta janë pretendimet për përfitimet e ashwagandha?
Artikulli i rradhës Studim: Gjenetika e indeve të shëndetshme mund të ndihmojë në zbulimin e rikthimit të kancerit të mushkërive

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.