Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se kanë hapur këshillimoren e parë falas për HIV, Hepatit B, C dhe Sifilis në Ambulantën e Mjekësisë Familjare në Lagjen e Studentëve.
Rama thotë se rezultatet mund të merren brenda 20-30 minutave.
“Po ashtu në këtë Ambulantë mund të bëhen pa pa pagesë teste rapid, në konfidencialitet të plotë, për: HIV, Hepatit B, Hepatit C dhe Sifilis. Rezultatet merren brenda 20-30 minutave”, ka shkruar Rama.
Komunikata e plotë:
👩⚕️🦠Hapëm këshillmoren e parë falas për HIV, Hepatit B, C dhe Sifilis në Ambulantën e Mjekësisë Familjare në Lagjen e Studentëve.
💉🩸Po ashtu në këtë Ambulantë mund të bëhen pa pa pagesë teste rapid, në konfidencialitet të plotë, për:
🦠HIV
🦠Hepatit B
🦠Hepatit C dhe
🦠Sifilis
✅Rezultatet merren brenda 20-30 minutave.
✳ Ky projekt realizohet në bashkëpunim me CDF në zbatimin e Programit për Tuberkuloz dhe HIV/AIDS, të financuar nga Fondi Global, me qëllim të zgjerimit të programeve parandaluese për HIV/AIDS dhe sëmundje seksualisht të transemtueshme.
Drejtoria e Shëndetësisë
Izet Sadiku
#prishtinapraktike💙




